05 Shkurt, Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka publikuar fotot e binjakëve të sapoardhur në jetë në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’. Manastirliu ka bërë me dije se janë 72,183 bebe që kanë përfituar nga politika Sociale e Bonusit të Bebes në këto dy vite.
Postimi i plotë i ministres Manastirliu: Pas dy fëmijëve, familja Minxha gëzohet me binjakë😍😍, të cilët gëzojnë shëndet të plotë dhe po trajtohen me kujdesin maksimal të mjekëve dhe infermierëve në maternitetin “Koço Gliozheni”🙌🏼 Bashkë me gëzimin për ardhjen në jetë të Glauk dhe Zhaklinës, familja nga Tirana ka marrë menjëherë bonusin e bebes 240 mijë lekë të reja për binjakët 🎁
Prej fillimit të programit universal të qeverisë në vitin 2019👉🏼 72,183 fëmijë kanë marrë çekun nga 40,000 në 120,000 lekë ✅ #FëmijëtTëParët🤍


