• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Firmoset kontrata, gati fillimi i punimeve për Kirurgjinë në QSUT
Home
Sociale

Firmoset kontrata, gati fillimi i punimeve për Kirurgjinë në QSUT

5 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza do të ketë një strukturë të re spitalore për Kirurgjinë e Përgjithshme me bllok të ri të sallave të operacionit dhe reanimacionin e Kirurgjisë dhe me pajisje të teknologjisë së lartë, projekt i financuar nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës dhe Qeveria Shqiptare.

Në mjediset e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u firmos kontrata për fillimin e punimeve të projektit nga Ministrja e Shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu dhe z. Fabrizio Puccarelli, drejtor ekzekutiv i kompanisë INSO.

Nis në këtë mënyrë faza e dytë e projektit mes Qeverisë Shqiptare dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës.

“Nisim sot një fazë shumë të rëndësishme të projektit që modernizon Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, me investimin që do të nisë të kryhet për përfundimin e ndërtimit të Kirurgjisë së Përgjithshme, shtatë sallave operatore të kompletuara sipas standarteve bashkëkohore në QSUT”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu pas firmosjes së kontratës për përfundimin e ri për Kirurgjinë e Përgjithshme në QSUT.

Shërbimet i Kirurgjisë, pjesë e strukturës ekzistuese të godinës së urgjencës, do të ketë një kapacitet me 60 shtretër me një bllok prej 7 sallash operatore dhe 14 shtretër për terapinë intensive, të cilat do të pajisjen me aparatura mjekësore moderne.

Pas përfundimit të projektit, spitali i ri i do të ketë një kapacitet prej 120 shtretër, duke bërë të mundur transferimin e shërbimeve të Kirurgjisë së Përgjithshme me 3 klinikat e tij, në këtë strukturë të re në QSUT.

Vlera e investimit është mbi 7.3 milion euro, nga të cilat, rreth 4 milion euro do të investohet në pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë./bw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRMBYTJET: Qeveria u jep bizneseve çertifikatë për evidentimin e dëmeve
Previous article Drejtësia pezull? Në Gjykatën e Tiranës mbi 600 çështje të mbartura që nga 2017-a

g.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

SFIDON GJKKO/ Meta: Komiteti i Helsinkit konfirmoi se kafazi i xhamit bie ndesh me procesin e rregullt ligjor Aktualitet

SFIDON GJKKO/ Meta: Komiteti i Helsinkit konfirmoi se kafazi i xhamit bie ndesh me procesin e rregullt ligjor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT