Lëngu nga arra e kokorrit po sugjerohet gjithnjë e më shumë nga atletë të njohur dhe nga organizatat botërore dhe kjo për shkak të përbërësve të shëndetshëm që përmban. Për ata që janë pak skeptikë për këtë, duhet të dinë se lëngu i kokosit ndihmon në përvetësimin e energjisë dhe mban balancën e lëngjeve në trup. Nuk është çudi që lëngu i kokosit përdoret gjerësisht tek atletët të cilët e rekomandojnë para, gjatë dhe pas stërvitjes.
Lëngjet e tjera me sasi të madhe sheqeri nuk janë të shëndetshme kështu që mundohuni ta zëvendësoni me lëngun e kokosit. Gjithashtu për ata që duan të humbin peshë duhet ta përdorin pak me shumë. Lëngu i kokosit është një pije natyrale me kalori të ulët dhe ju bën të ndiheni të ngopur e më të fuqishëm, për një kohë më të gjatë. Pini një gotë me lëng kokosi para çdo vakti dhe do vëreni ndryshimet në trup.
Për shkak të koncentrimit të lartë të fibrave, lëngu i kokosit ndihmon në parandalimin e dispepsisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon përdorimin e lëngut të kokosit për të kuruar diarrenë tek fëmijët.
Studimet tregojnë se pija ka efekt të rëndësishëm në presionin e gjakut, duke ulur presionin sistolik me 71% dhe presionin diastolik me 29%.
Duke qenë një burim i madh i antioksidantëve, lëngu i kokosit mund të nxjerrë toksinat dhe të sigurojë ushqyes jetikë në të njëjtën kohë. Përveçse duke e pirë atë, mund ta vendosësh edhe në fytyrë çdo ditë, pasi lufton të gjitha papastërtitë dhe e mban lëkurën në gjendje të shëndetshme dhe të pastër.
Lëngu i kokosit përmban shumëllojshmëri të vitaminave. Në fakt, vitaminat komplekse B ndihmojnë në reduktimin e stresit. Magnezi rrit prodhimin e serotoninës, deficiti i së cilës mund të shkaktojë depresion.
Nëse një natë më parë keni pirë shumë alkool dhe ndiheni të këputur, pi një gotë me lëng koksi dhe energjitë do t’ju rikthehen, ashtu si dhimbja e kokës do të zhduket.
Është e pasur me lëndë ushqyese që mund të ndihmojnë në rikuperimin e vitaminave të humbura. Lëngu i kokosit në të vërtetë është 95% lëng i pastër, kështu që është pija më e mirë për ta zëvendësuar me ujin.







