• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID/ Vaksina e Johnson&Johnson rezulton më efektive në SHBA, normë më e ulët në 3 kontinente të tjera
Home
Nderkombetare

COVID/ Vaksina e Johnson&Johnson rezulton më efektive në SHBA, normë më e ulët në 3 kontinente të tjera

29 January, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Kompania farmaceutike Johnson & Johnson bëri të ditur të premten se vaksina e saj, e cila merret me një dozë të vetme, ishte 72 për qind efektive në parandalimin e COVID-19-s në Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër vaksina kishte dëshmuar një normë më të ulët mbrojtjeje globalisht, 66 për qind, gjatë kryerjes së provës përfundimtare në tre kontinente, kundër disa varianteve të virusit.

Në provën me rreth 44,000 vullnetarë, niveli i mbrojtjes kundër rasteve të lehta e të rënda me COVID-19 ishte 66 për qind në Amerikën Latine dhe vetëm 57 për qind në Afrikën e Jugut, ku po qarkullon një variant shumë shqetësues i koronavirusit të ri.

Këto rezultate ndryshojnë në raport me nivelin e lartë të efektivitetit të shënuar nga dy vaksina që tashmë kanë marrë autorizim për përdorim emergjent, të prodhuara nga Pfizer/ BioNTech-u dhe Moderna, të cilat janë rreth 95 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes pas marrjes së të dy dozave. /Megjithatë provat me to janë zhvilluar kryesisht në Shtetet e Bashkuara, përpara përhapjes së gjerë të varianteve të reja, që tani janë në qendër të vëmendjes.

Qëllimi kryesor i studimit të J & J ishte parandalimi i rasteve të lehta deri tek ato të rënda të COVID-19-s. Vaksina rezulton të jetë 85 për qind efektive në ndalimin e rasteve të rënda si dhe në parandalimin e shtrimeve në spital për të gjitha rajonet ku është testuar si dhe kundër varianteve të ndryshme, 28 ditë pas imunizimit.

 

Ky nivel parandalim,i “potencialisht do të mbrojë qindra miliona njerëz nga raste serioze apo me pasoja fatale të COVID-19-s”, tha në një deklaratë doktor Paul Stoffels, shkencëtari kryesor i kompanisë amerikane J & J.

Javën e ardhshme kompania ka në plan të kërkojë nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, autorizimin për përdorim emergjent të vaksinës.

Zyrtarët amerikanë të shëndetit publik i kanë varuar shpresat tek vaksina e J&J-it për të rritur sasinë e furnizimit me vaksina, diçka tejet e nevojshme si dhe për të thjeshtuar fushatën e imunizimit në vend.

Ndryshe nga vaksinat e Pfizer / BioNTech-ut dhe Moderna-s, vaksina e J & J-it merret me një dozë të vetme si dhe nuk mbahet e ngrirë, duke e bërë atë një kandidate të fortë për përdorim në ato pjesë të botës me infrastrukturë të dobët transporti dhe ambiente të pamjaftueshme për ruajtjen e vaksinave në të ftohtë.

/VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROGRAMI I PD/ Angjeli: Lulzim Basha si plaku i vitit të ri me thes premtimesh bosh
Previous article SHBA/ Trump premton të ndihmojë republikanët në zgjedhjet e vitit 2022

F.autor

Postime të ngjashme

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm Botë

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT