• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Trump premton të ndihmojë republikanët në zgjedhjet e vitit 2022
Home
Nderkombetare

SHBA/ Trump premton të ndihmojë republikanët në zgjedhjet e vitit 2022

29 January, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Ish-Presidenti Donald Trump pati të enjten një takim për riparim marrëdhëniesh me udhëheqësin e pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve Kevin McCarthy, në të cilin zoti Trump premtoi ta ndihmojë partinë për të marrë përsëri kontrollin e Dhomës në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2022.

Takimi vjen tre javë pasi ligjvënësi i Kalifornisë e zemëroi zotin Trump, duke thënë se ish-presidenti mbante përgjegjësi për trazirat e 6 janarit në Kapitol.

Takimi u zhvillua në klubin Mar-a-Lago të ish-presidentit në Palm Beach të Floridës, ku zoti Trump banon që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar.

Kevin McCarthy, udhëheqës i pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve
Kevin McCarthy, udhëheqës i pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve

Zoti Trump kishte shprehur privatisht zemërim ndaj republikanit McCarthy tek këshilltarët e tij pas deklaratave të ligjvënësit se ish-presidenti ishte përgjegjës për trazirat në Kapitol ku humbën jetën pesë vetë, tha një burim që kishte dijeni me këtë zhvillim. Më vonë, zoti McCarthy u tërhoq, duke thënë se nuk besonte që trazirat të ishin provokuar nga ish-presidenti.

Ish-Presidenti Trump përballet me një gjyq në Senat muajin tjetër, pas akuzës së ngritur kundër tij nga Dhoma e Përfaqësuesve më 13 janar për nxitje rebelimi. Dhoma e bazon akuzën tek fjalimi që zoti Trump mbajti përpara mbështetësve para se ata të sulmonin Kapitolin. Në fjalim ai këmbënguli përsëri, pa u bazuar në fakte, se zgjedhjet e 3 nëntorit që humbi ndaj demokratit Joe Biden ishin “të manipuluara”.

Këshilltarët thonë se kohët e fundit zoti Trump ka folur për formimin e një alternative ndaj Partisë Republikane, Partisë Patriotike, gjë që nëse realizohet mund të kishte efekte katastrofike për republikanët në zgjedhjet e ardhshme.

Por një deklaratë për takimin me ligjvënësin McCarthy e lëshuar nga komiteti i veprimit politik “Save America” i zotit Trump, lë të kuptohet që ish-presidenti tani për tani e ka lënë mënjanë idenë e formimit të një partie të re. Aty thuhet se ata u përqendruan tek synimi që republikanët të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e vitit 2022.

“Presidenti Trump ra dakord të punojë me udhëheqësin McCarthy për të ndihmuar Partinë Republikane të bëhet shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve,” thuhet në deklaratën e komitetit “Save America”.

Në deklaratë thuhet se takimi ishte s”humë i mirë dhe i përzemërt”.

Republikanët morën më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e nëntorit të kaluar, duke e ulur shumicën e demokratëve, të cilët tani kanë kontrollin me 221 vende, kundrejt 211 të republikanëve.

Zoti McCarthy tha në një deklaratë se ish-Presidenti Trump u zotua për zgjedhjen e më shumë republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat në votimet e vitit 2022. Ai kritikoi demokratët që kanë nisur procesin për “shpalljen fajtor të një presidenti, i cili tani është qytetar privat”.

“Një lëvizje e bashkuar konservatore do të forcojë lidhjet e qytetarëve tanë dhe do të mbajë lart liritë mbi të cilat u themelua vendi ynë,” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID/ Vaksina e Johnson&Johnson rezulton më efektive në SHBA, normë më e ulët në 3 kontinente të tjera
Previous article NGJARJA NË SHKODER/ Sherr mes të rinjve, plagoset 16-vjeçari

F.autor

Postime të ngjashme

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm Botë

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT