• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VAKSINIMI/ Gjermania jep alarmin: Do të kemi vonesa edhe për 10 javë të tjera
Home
Nderkombetare

VAKSINIMI/ Gjermania jep alarmin: Do të kemi vonesa edhe për 10 javë të tjera

28 January, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe janë shndërruar sot në protagonist të një konflikti që ka fituar titullin kryesor të së përditshmes prestigjioze “The Guardian”. Në orët e para të mëngjesit, Policia Belge bastisi ambientet e fabrikës së “AstraZeneca”, kompania që prodhon vaksinat e Oksfordit, mbi baën e dyshimeve që dozat e prodhuara në Europë po shkojnë në Britani. Kjo sepse ndërsa programi po ndesh në vonesa të mëdha në vendet e BE-së, në Angli është duke ecur me hapa shumë më të shpejtë.

Kompania vetë mbrohet duke thënë se kontrata me Anglinë është firmosur që në qershor 2020, tre muaj përpara asaj me BE-në. Nga ana e saj, Komisionerja e BE-së për Shëndetësinë, Stella Kyriakides, kërcënoi me hapa ligjore duke thënë se “logjika e kush vjen i pari shërbehet i pari mund të vlejë kur shkon tek kasapi, por jo kur firmos një kontratë gjithpërfshirëse me BE-në”. Në këto kushte, Ministri Gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, u shpreh ditën e sotme: “kam frikë se do të kemi përpara nesh edhe 10 javë të tjera me vonesa”. “Prodhimi i vaksinave është një proces shumë kompleks dhe mund të kemi nevojë të rrisim kapacitetet e prodhimit, gjë që do të krijojë gjithashtu vonesa të pashmangshme. Nga ana tjetër, vaksinat duhet të jenë të aksesueshme për të gjithë, jo vetëm për BE-në”. Vonesa e “AstraZeneca” përbën një lajm të keq, në kushtet kur edhe “Pfizer” ka ndeshur në vështirësi prodhimi, duke bërë që të ketë vonesa të paparashikuara në nisjen e procesit të imunizimit masiv të popullatës. Mbetet për t’u verifikuar nëse përpl asja Bruksel-Londër mund të ketë rrjedhoja edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Aktualisht, Ballkani është pjesë e një skeme bashkëpunimi, por sasitë që do të përfitojnë vendet tona në kuadër të kësaj marrëveshje do të jenë tepër të limituara deri në përfundimin e procesit në BE. Shqipëria ka siguruar përmes kësaj skeme dhe burimeve të tjera një porosi fillestare prej 1.1 milionë dozash, me një plan vaksinimi që nga nisja e tij në 11 janar do të përshpejtohej muaj pas muaji. Megjithatë, me shumë gjasë, vonesat në rang europian do të ndikojnë duke krijuar vonesa edhe në sistemin tonë të vaksinimit. Aktualisht, në Ballkanin Perëndimor mbeten tre vende që ende nuk kanë nisur procesin e vaksinimit, Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova. Serbia ishte e para që e nisi, pasuar nga Shqipëria dhe më vonë Maqedonia e Veriut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOKON BOTËN/ Shkencëtari: Pas Covid-19 na pret një pandemi tjetër më e rrezikshme
Previous article 25% E TË SHËRUARVE NË NEUROLOGJI KANË KALUAR KORONAVIRUSIN/ Mjekja neurologe: Mosha e tretë shfaq probleme

Delo.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT