• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
25% E TË SHËRUARVE NË NEUROLOGJI KANË KALUAR KORONAVIRUSIN/ Mjekja neurologe: Mosha e tretë shfaq probleme
Home
Sociale

25% E TË SHËRUARVE NË NEUROLOGJI KANË KALUAR KORONAVIRUSIN/ Mjekja neurologe: Mosha e tretë shfaq probleme

28 January, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

25 % e pacientëve të shtruar në pavionin e neurologjisë kanë kaluar koronavirusin 4-6 javë më parë. Mjekja neurologe Entela Basha tregon disa prej pasojave kryesore post COVID.

“U bën disa muaj që bashkëjetojmë me pandemin kështu që po shikojmë dhe pasojat aktualisht. Disa nga komplikacionet që janë: crregullimi i shijes, humbja e nuhatjes, dhimbja e kokës. Njëkohësisht janë dhe ato që ne i themi komplikacione reale që kërkojnë hospotalizim, ku një pjesë e mirë e pacientëve kalojnë atë që ne i themi aksidente vaskulare cerebrale. Mund të them që gjatë javës së kaluar kemi pasur rreth 25-30% të pacientëve të shtruar në shërbimin neurovaskular ku kjo përqindje përkon me një kohë të kalimit të covid 4-6 javë. Domethënë 25%  e pacientëve që janë të hospitalizuar e kanë kaluar covidin deri 4-6 javë përpara”-u shpreh mjekja neurologe Entela Basha.

Shumë qytetarë ankohen për probleme me kujtesën pas kalimit të covid.

“Pjesa dërrmuese e crregullimeve që shfaqin në lidhje me kujtesën, nuk janë humbje të kujtesës të mirfilltë, më tepër janë në kuadër të mos përqëndrimit, disorientimit apo të mos koordinimit të individit në terren të frikës, ankthit dhe panikut sesa një humbje e mirfilltë e kujtesës”-tha mjekja neurologe.

Sipas saj mosha e tretë shfaq më shumë probleme, pasi ata e kalojnë sëmundjen në formë më të rëndë.

“Pacientët që janë më tepër të riskuar nga komplikacionet e covidit janë pacientët e grupmoshës së tretë kurse tek moshat e reja dhe moshat mesatare relativisht komplikacionet kanë qenë të lehta”- tregoi ndër të tjera mjekja neurologe.

Po kur qytetarët duhet t’i drejtohen një mjeku neurolog?

“Thuhet që mbas 4-6 javësh normalisht një pacient që ka pasur probleme të nuhatjes apo të shijes simptomat fillojnë të kthehen mbrapsh pak nga pak dhe pacienti fillon të nuhas apo dhe te ndiej shijen. Nëse kjo si situatë i kalon 6-8 javë atëherë e do patjetër një vlerësim nga neurologu për të parë nëse është një demtim receptorësh, apo është dicka më e thellë dhe ka prekur dhe strukturat brenda trurit”- tha mjekja Entela Basha.

Pas kalimit të COVID qytetarët nuk duhet të neglizhojnë këshillat e mjekut dhe të vijojnë terapinë e sugjeruar prej tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAKSINIMI/ Gjermania jep alarmin: Do të kemi vonesa edhe për 10 javë të tjera
Previous article KORONAVIRUSI/ Komisioni gjerman i vaksinave: AstraZeneca, jo efektive mbi 65 vjeç

Delo.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT