Është zgjedhur ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm në Gjykatën Kushtetuese.
Burimet mediatike bëjnë me dije se këtë post do ta mbajë Eugen Papandile, i cili do të zëvendësojë në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm Kujtim Osmanin.
Ky i fundit ka dorëzuar postin, pasi ka dalë në pension.
Ndërkohë, i emëruari Sekretar në Gjykatën Kushtetuese, Papandile, më parë ka qenë këshilltar ligjor i gjyqtarit Besnik Imeraj.



