• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LIGJ PËR EMIGRACIONIN”/ Joe Biden pritet të propozojë një rrugë 8-vjeçare për marrjen e shtetësisë
Home
Nderkombetare

“LIGJ PËR EMIGRACIONIN”/ Joe Biden pritet të propozojë një rrugë 8-vjeçare për marrjen e shtetësisë

19 January, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, planifikon të shpalosë një projektligj gjithëpërfshirës të imigracionit në ditën e parë të administratës së tij, duke shpresuar të sigurojë një rrugë tetë-vjeçare drejt shtetësisë për rreth 11 milionë njerëz që jetojnë në Shtetet e Bashkuara pa status ligjor, një ndryshim masiv nga politikat e ashpra të të imigracionit të administratës së presidentit Trump.

Legjislacioni e vë Biden në rrugë për të përmbushur një premtim të madh fushate të rëndësishëm për votuesit latino-amerikan dhe komunitetet e tjera të imigrantëve pas katër vitesh të politikave kufizuese të presidentit Donald Trump dhe dëbimeve masive. Ai siguron një nga rrugët më të shpejta drejt shtetësisë për ata që jetojnë pa status ligjor vitet e fundit, por nuk arrin të përfshijë një kompromis rreth rritjes së sigurisë së kufirit të favorizuar nga shumë republikanë, duke vënë në dyshim miratimin në Kongres.

Sipas një personi të njohur me legjislacionin, që foli me kusht që të mos identifikohet, projektligji që pritet të ketë qindra faqe, do të paraqitet pasi që Biden të bëjë betimin të mërkurën.

Si kandidat, Biden i cilësoi veprimet e presidentit Trump mbi imigracionin një “sulm të pamëshirshëm ” ndaj vlerave amerikane dhe tha se ai do të “zhbëjë dëmin”, ndërsa do të vazhdojë të mbajë kufijtë të përforcuar.

Sipas legjislacionit, ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara që nga 1 janari i vitit 2021 pa status ligjor, do të kishin një rrugë pesë-vjeçare drejt statusit të përkohshëm ligjor, ose një leje të përhershme qëndrimi (Green Card), nëse kalojnë kontrollet e sigurisë, paguajnë taksa dhe përmbushin kërkesat tjera themelore. Prej andej është një rrugë tre-vjeçare drejt natyralizimit, nëse synojnë shtetësinë.

Për disa emigrantë, procesi do të ishte më i shpejtë. Të ashtuquajturit ëndërrimtarë, (dreamers) të rinjtë që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme si fëmijë, si dhe punëtorët e bujqësisë dhe njerëzit me status të përkohshëm mbrojtës, mund të kualifikohen menjëherë për Green Card nëse janë duke punuar, janë duke u shkolluar, apo plotësojnë kërkesa të tjera.

Projekt-ligji nuk është aq gjithëpërfshirës sa rishikimi i fundit i madh i imigracionit i propozuar në kohën kur Biden ishte nënpresident gjatë administratës së Barack Obama.

Biden pritet të ndërmarrë veprime të shpejta ekzekutive për të ndryshuar veprimet e tjera të presidentit Trump rreth imigracionit, duke përfshirë edhe dhënien fund të ndalimit të hyrjeve të personave nga disa vende me shumicë myslimane./ Marrë nga VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CEREMONIA E INAGURIMIT PËR PRESIDENT/ Si do të bëhet dorëzimi i valixhes bërthamore nga Trump tek Biden?
Previous article E DINTE BEQAR POR DOLI I MARTUAR/ Studentja nga Tirana: Lidhja jonë zgjati 2 vjet, shkëmbyem fotografi dhe video intime. Më kërcënonte se do t’i tregonte...

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT