• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
CEREMONIA E INAGURIMIT PËR PRESIDENT/ Si do të bëhet dorëzimi i valixhes bërthamore nga Trump tek Biden?
Home
Nderkombetare

CEREMONIA E INAGURIMIT PËR PRESIDENT/ Si do të bëhet dorëzimi i valixhes bërthamore nga Trump tek Biden?

19 January, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump nuk do të marrë pjesë të mërkurën në ceremoninë e inaugurimit të pasuesit të tij Joe Biden, por mungesa e tij do të ketë pak impakt në atë që mund të konsiderohet si momenti më i rëndësishëm i ditës: dorëzimi i valixhes bërthamore.

Valixhja, e cila përmban pajisjet që i duhen presidentit për të certifikuar urdhrat e tij dhe për të nisur një sulm bërthamor, mbahet nga një ndihmës, personel ushtarak, i cili shoqëron presidentin në çdo kohë, deri në sekondën e fundit para se ai të largohet zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë, më 20 janar.

Në një ceremoni të zakonshme, valixhja do t’i dorëzohej një tjetër ushtaraku, këtë herë i caktuar pranë Biden, gjatë kohës që ky i fundit bën betimin dhe merr detyrën. Por të mërkurën, ky dorëzim do të ndodhë paksa më ndryshe, pasi Trump pritet të largohet për në Florida para se të nisë ceremonia e Biden.

Ekspertët thonë se valixhja, me shumë mundësi, do të udhëtojë me Trump, çka do të thotë se në një moment, do të ketë dy valixhe të ndryshme në dy vende të ndryshme. Do të jetë një sfidë e veçantë që kalimi i pushtetit të bëhet në mënyrë sa më të rrjedhshme.

Ndryshe nga sa mendohet gjerësisht, valixhja nuk ka një buton, apo kode, që mund të nisin automatikisht një armë bërthamore. Aty gjenden pajisje dhe autorizime që Trump mund t’i përdorë për të urdhëruar nisjen e një sulmi.

“Ekzistojnë të paktën tre-katër valixhe identike. Një ndjek presidentin, një ndjek zëvendëspresidentin dhe një qëndron e ruajtur, për t’iu dorëzuar pushtetarit më të lartë në evente si inaugurime apo fjalime në Kongres”, thotë për CNN Stephen Schwartz, nga “Buletini i Shkencave Atomike”. “Më 20 janar, Biden do të marrë ose valixhen e Pence, ose ndonjë tjetër, të përgatitur nga Zyra Ushtarake e Shtëpisë së Bardhë enkas për të”.

Gjithashtu, presidenti duhet të ketë gjithmonë me vete një kartë plastike, të quajtur “biskota”, e cila përmban një kod me germa dhe numra për ta identifikuar presidentin, i cili ka autoritetin e vetëm ligjor për të urdhëruar një sulm bërthamor. Në Kushtetutën amerikane thuhet specifikisht se Trump ka autoritet të plotë ndaj arsenalit bërthamor deri në sekondën e fundit para betimit të Biden.

“Sipas Amendamentit të 20 dhe në mungesë të evokimit të Amendamentit të 25-të që do të bënte Pence president në detyrë – Donald Trump është president i Shteteve të Bashkuara deri në orën ekzakte 11:59:59 të 20 janarit”, thotë Schwartz. “Nëse ndihmësi ushtarak do të udhëtojë me Trump në Florida, saktësisht në orën 12:00 të datës 20 ai do të largohet nga Trump dhe do të rikthehet në Uashington me valixhen me vete”.

Pas këtij momenti, Trump nuk do të ketë më autoritet dhe kodet e tij do të çaktivizohen. Kjo fuqi, do t’i kalojë presidentit të ri, Biden. a2

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Infektologu shqiptar qetëson qytetarët: Pse nuk duhet të shqetësohemi nga koronavirusi i ri
Previous article "LIGJ PËR EMIGRACIONIN"/ Joe Biden pritet të propozojë një rrugë 8-vjeçare për marrjen e shtetësisë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT