• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ULJA E RASTEVE TË REJA/ Alimehmeti: Po arrihet një “imunitet mburojë” në Tiranë, por kujdes…
Home
Sociale

ULJA E RASTEVE TË REJA/ Alimehmeti: Po arrihet një “imunitet mburojë” në Tiranë, por kujdes…

18 January, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Ditët e para të janarit është vërejtur një trend në ulje të rasteve të COVID-19. Një ulje, që për epidemiologun Ilir Alimehmeti shkon përtej bilancit ditor.

“Ka ulje në shumë indikatorë, çka do të thotë qe ka ulje reale, nuk është thjesht ulja e rasteve te reja, por përqindja e rasteve pozitive. Më 1 dhjetor ishim në kuotën e 33.2%, sot jemi te 19%, pra ka përgjysmim”, tha ai për programin “Dita Jonë”, në A2.

Një indikator specifik e bën atë më domethënës. “Vihet re një rënie në Tiranë, që tregon rënien e vazhdueshme. Dinamikat e popullatës në shtetet e mëdha ndryshojnë nga vendet e vogla. Në Tiranë ka të bëjë, pasi qarkullon gjysma e popullatës, e njëjta gjë edhe në Kosovë me Prishtinën. Si rrjedhojë, një përqindje e rëndësishme e ka kaluar në mënyrë natyrore virusin, një pjesë tjetër është e izoluar, duke arritur një imunitet mburojë, ku ata që e kaluan COVID-19 dhe janë aktivë në jetë shndërrohen në mburojë për ata që janë në shtëpi”, shpjegon ai.

Studimi i Akademisë së Shkencave flet për 50% të qytetarëve të kryeqytetit që kanë kaluar virusin pandemik, një studim domethënës për epidemiologun, por që pret konfirmime. “Një studim shoqërohet me një interval besueshmërie, por që është i ngushtë. Presim publikimin shkencor dhe oponencën, për momentin kemi vetëm një deklaratë, por është gjithsesi një indikacion i rëndësishëm, por një shifër 49.6% duhet marrë në konsideratë”.

Megjithatë, kjo shifër dhe arritja e një imuniteti mburojë nuk duhet, sipas tij, të krijojë iluzionin që gjithçka ka mbaruar dhe të ketë lëshime në masat parandaluese. Nga fronti i vaksinave, për të, lajmi i mirë vjen nga fakti që deri më tani mutacione të shumta të SARS-coV-2 , veçanërisht ai britanik, nuk e ulin funksionalitetin e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KA QENË SHUMË E LEHTË..."/ Ermal Fejzullahu sapo na tregoi arsyen pse i ati i tij nuk dëshironte që ai të bëhej këngëtar
Previous article VAKSINA ANTI-COVID/ Kreu i OBSH: Bota është në prag të një dështimi katastrofik moral

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT