• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI I RI/ Nëse e keni kaluar Covid-19 mund të keni antitrupa për 5 muaj
Home
Shëndet

STUDIMI I RI/ Nëse e keni kaluar Covid-19 mund të keni antitrupa për 5 muaj

14 January, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare, Shëndet

Shumica e njerëzve që kanë pasur Covid-19 janë të mbrojtur nga riinfektimi për të paktën pesë muaj, tregon një studim i udhëhequr nga Instituti i Shëndetit Publik në Angli. Infeksioni i kaluar ishte i lidhur me një rrezik 83% më të ulët të marrjes së virusit, krahasuar me ata që nuk kishin pasur kurrë Covid-19. Por ekspertët paralajmërojnë që disa njerëz preken përsëri nga Covid-19 dhe mund të infektojnë të tjerët. Dhe ekspertët theksojnë që njerëzit duhet të ndjekin rregullat e qëndrimit në shtëpi pavarësisht nëse ata kanë pasur virus.

Susan Hopkins, e cila drejtoi studimin, tha se rezultatet ishin inkurajuese, duke treguar që imuniteti zgjati më shumë nga sa kishin frikë disa njerëz, por mbrojtja nuk ishte aspak absolute. Sipas saj është shqetësuese se kishin nivele të larta të virusit madje edhe pa simptoma dhe rrezikonin ta kalonin te të tjerët.

“Kjo do të thotë edhe nëse besoni se tashmë keni pasur sëmundjen dhe jeni të mbrojtur, mund të siguroheni se nuk ka shumë të ngjarë që do të zhvilloni infeksione të rënda, por ekziston ende një rrezik që të mund të merrni një infeksion dhe t’i transmetoni të tjerëve. Tani më shumë se kurrë, është jetësore që të gjithë të qëndrojmë në shtëpi për të mbrojtur sistemin tonë shëndetësor dhe për të shpëtuar jetë,” shtoi ajo.

Nga qershori deri në nëntor 2020, pothuajse 21,000 punonjës të kujdesit shëndetësor në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u testuan rregullisht për të parë nëse ata e kishin më parë Covid-19 dhe nëse kishin antitrupa ndaj virusit, duke treguar se nuk e kishin pasur kurrë më parë. Shkencëtarët do të vazhdojnë të monitorojnë punonjësit e kujdesit shëndetësor për 12 muaj për të parë se sa zgjat imuniteti. Ata gjithashtu do të shikojnë nga afër rastet me variantin e ri i cili nuk ishte i përhapur në kohën e kësaj analize të parë dhe do të vëzhgojnë imunitetin e pjesëmarrësve që marrin vaksinën.

Julian Tang, një virolog në Universitetin e Leicester, tha se rezultatet ishin inkurajuese për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

“Marrja e vaksinës pas rikuperimit nga Covid-19 nuk është e gabuar dhe ka të ngjarë të rrisë imunitetin natyror. Ne gjithashtu e shohim këtë të njejtë me vaksinën sezonale të gripit,” shtoi ai.

Kështu që shpresojmë se rezultatet nga ky punim do të zvogëlojnë shqetësimin e shumë punonjësve të kujdesit shëndetësor të cilët janë të shqetësuar se mos preken nga Covid-19 2 herë.(BBC, gazeta “Si”)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Kina iu ndalon hyrjen dy prej ekspertëve të OBSH që shkuan të hetojnë origjinën e koronavirusit, zbulohet arsyeja
Previous article INAGURIMI I JOE BIDEN SI PRESIDENT/ Ja dy këngëtaret me famë botërore që do performojnë

Delo.autor

Postime të ngjashme

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT