Viti 2019, nuk ka qenë një vit i lehtë për shqiptarët veçanërisht pas shënimit të rastit te parë me COVID dhe më pas humbjeve të njerezve të dashur të gjithësecilit.
Karantina nuk ishte e lehtë por si e domosdoshme arriti te perballohej nga të gjithë.
Nga ana tjetër, një moment që bëri e krijoi debat të madh ishte edhe e shembja e Teatrit Kombëtar.
Një tjeter ngjarje unike në llojin e saj, që tronditi te madh e të vogel ishte vetëflijimi nënë e bijë në Kombinat si pasojë e besimit në ritet fetare. Prej saj opinioni publik riktheu edhe një herë debatin Dëshmitareve të Jehovait si dhe ndermarrjen e akteve ekstreme nën pretekstin e besimit në fe.
U pershendet me shumë bujë momenti kur dolën nga kampi Al-Hol 4 femije dhe 1 grua nga Shqiperia, si operacion i perbashket i qeverisë shqiptare me gjysem henen e kuqe.
Viti u mbyll tragjikisht, me humbjen e jetes së Klodian Rashës, pasi u qellua nga efektivi i policisë. Protesta të shumta e të dhunshme shoqëruan vendin për ditë me radhë.
Rastet e para me COVID në Shqipëri
9 Mars 2020,Në Shqipëri konfirmohen dy rastet e para me COVID-19. Pak ditë më vonë vendi u fut në karantinë me orën policore.
17 Maj 2020, shembet godina e Teatrit Kombëtar
Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, forca të shumta policore dhe mjetet e rënda të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit nisen punën për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Ky moment u shoqërua me protesta dhe perplasje nga aktivistët e Teatrit dhe Policisë.
Vetëflijohen nënë e bijë në Kombinat
2 korrik 2020, një ngjarje e rende dhe tragjike shenohet në Tiranë teksa u gjeten trupat e pajetë në një banesë te viktimave Zhaneta Josifi 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe. Brenda apartamentit u gjet në gjendje të rëndë edhe vajza tjetër e familjes, Blerta Josifi 34 vjeç, e cila është dërguar në spital.
Anisa Josifi kishte 4 muaj qe kishte ndërruar jetë dhe mbahej ne shtepi me shpresen se do ringjallej.
Shpëtohen dhe nxirren nga kampi famëkeq në Siri, 4 femije dhe një grua shqiptare
“Ferri” në kampin ‘Al- Hol’ në Siri për 4 fëmijë dhe një grua në karrocë me rrota mori fund me 26 tetor të 2020. Mes të shpëtuarve është edhe Endri Dumani, 11-vjeçari nga Dibra i cili kishte në këtë kamp 6 vite. Operacioni u pershendet nga të gjithë per shkak edhe të delikatesës dhe vështirësisë që mbart.
Protesta pas vdekjes së Klodian Rashës
Ngjarja tragjike ku efekti i policise vrau 25 vjecarin Klodian Rasha u shoqerua me protesta te shumta e deri ne te dhunshme në Tirane por edhe ne qytete të tjera të vendit.







