Ekzekutimet mafioze të shqiptarëve jashtë Shqiperisë kane qenë jo të pakta në 2020, teksa vitet e fundit kanë ardhur gjithnjë ne rritje veçanërisht në vendet si Ekuador apo Brazil.
Vetëm javën e fundit të dhjetorit mediat i bën jehonë dy prej atentateve ku mbetënt e vdekur në vend dy shqiptarë.
Në bilancin e fundit të këtij viti, AlpeNews.al risjell ekzekutimet e bujshme që me aq sa jane zbardhur kanë kryefjalë vetem larjen e hesapeve lidhur me trafikun e drogës.
***
Ekzekutimi i Adriatik Tresës në Ekuador
Adriatik Tresa, 45 vjeç është ekzekutuar pa mëshirë në qytetin e Guayakilit në Ekuador, duke u bërë kështu, shqiptari i disatë që humbet jetën jashtë vendit, në rrethana të çuditshme. Mediat vendase raportojnë se Tresa ishte i skeduar nga autoritetet vendase si i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale përfshirë këtu edhe trafikun e drogës. (Lexo këtu)
Ekzekutimi i Ilir Zelkës në Brazil
Ilir Zelka është 47 vjeçari shqiptar i cili është ekzekutuar mëngjesin e 1 dhjetorit në Brazil, teksa ishte ulur në një restorant për të ngrënë.
Autori i maskuar me bluzë të kuqe dhe kokore, e ka shigjetuar mirë Zelkën dhe më pas e ka qëlluar nga jashtë xhamit, teksa ai ka qenë duke shkruar në telefon. Zelka reagon menjëherë, duke tentuar të fshihet poshtë karriges, ndërkohë që autori largohet me shpejtësi me motor, duke humbur gjurmët. Zelka nuk i mbijeton plageve.
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, po hetohej për drogë
D. Bregu 42 vjeç nga Lushnja, është identiteti i shqiptarit të ekzekutuarnë Spanjë në mesin e dhjetorit.
Shqiptari është vrarë në restorantin ‘The Orange Tree’ në El Albir, teksa po hante me partneren e tij
Bregu është qëlluar me 5 plumba në trup nga një person ende i paidentifikuar. Pista kryesore e hetimit është larja e hesapeve lidhur me trafikun e drogës, pasi viktima ishte një emër i njohur për policinë, sepse po hetohej.
Ekzekutohet me 8 plumba shqiptari në Bruksel
Një shqiptar me precedent penal është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e të premtes në Bruksel.
Ardit Spahiu i njohur dhe me ermin Arjan u ekzekutua me 8 plumba. Ai ka qenë i arrestuar në vitin 2010 për vrasjen e 52 vjeçarit Gëzim Alikaj në Elbasan, ndaj edhe policia belge dyshon se vrasja e 38 vjeçarit mund të jetë bërë për motive hasmërie.
Spahiu është kunati i Erion Alibej, i cili është arrestuar nga policia shqiptare, pasi dyshohet se është porositësi i disa vrasjeve në Elbasan.
AlpeNews.al






