Viti 2020 u la pas e punët e mira që u bën gjatë tij ishin jo pak por shumë të vlefshme për qytetarët shqiptarë.
Rindërtimi, ka qene kryefjala e këtij viti fill pas termetit shkaterrimtar të nentorit të 2019. Nga ana tjeter edhe vaksinimi i popullsisë pritet të jetë zhvillimi kryesor që pas fillimit të pandemisë COVID.
AlpeNews.al ju sjell disa prej vendimeve të rëndësishme e punëve të mira që u moren në 2020, por pritet të zhvillohen edhe më tej pergjatë 2021.
Rindërtimi
Në buxhetin e shtetit për vitin 2021, rindërtimi pas tërmetit të fortë që goditi vendin tonë një vit më parë merr një mbështetje prej 28 miliardë lekësh.
1 mijë familje u futën në banesat e tyre të reja të rindërtuara brenda vitit 2020.Puna për ndërtimin e 4500 shtëpive individuale pritet të mbyllet brenda muajit mars të këtij viti. Ndërsa ka përfunduar edhe ndërtimi i 30 shkollave nga 158 që parashikohet të ndërtohen gjithsej.
Vaksinimi
Kryeministri Rama dha diten e pare te vitit, 1 janar 2021, lajmin e shumëpritur per të gjithë.
Ai ka njoftuar mesditën e sotme se vendi ynë ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit.
“Në prag të ndërrimit të viteve, Shqipëria ka siguruar 500 000 dozat e para të vaksinës nga kompania Pfizer. Shopping-u im në Nju Jork ka mbaruar me sukses.
10750 dozat e para do mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit.
Mbi 30 mijë doza të tjera në shkurt dhe të tjerat në muajt e tjerë”, tha Rama në fillim të fjalës së tij.
Rritja e pagave për mjeket dhe arsimtarët
Prej 1 janarit 2021 pagat për bluzat e bardha do të rriten 40%. Padyshim rritja më e madhe historike e pagave për bluzave të bardha.
Ndersa pagat për arsimtarët do të rriten me 15%.
Kolaudimi i kaloi shtetit
Me përfundimin në dhjetor të koncesionit të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim sikundër e do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga #DPSHTRR dhe nga janari 2021 do të ketë risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve.
AlpeNews.al


