Një automjet ka marrë flakë në ecje e sipër duke paralizuar per disa momente qendren e Tiranës.
Zbulohet se gjatë ecjes drejtuesja e mjetit vërejti tym që dilte nga kroskoti dhe ka ndaluar menjeherë makinen duke e braktisur.
Policia dhe zjarrefiksja kanë mberritur ne vendngjarje ku siç shihet ne pamjet e siguruara nga AlpeNews.al është bërë e mundur shuarja e zjarrit.
Bëhet me dije se drejtuesja e mjetit me inicialet K.V nuk është lënduar.
Pas shuarjes së zjarrit, qarkullimi i automjeteve i është rikthyer normalitetit.





