• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TASHMË ME SHTATË ANËTARË/ Gjykata Kushtetuese: Në janar nis shqyrtimi i kërkesave
Home
Breaking News

TASHMË ME SHTATË ANËTARË/ Gjykata Kushtetuese: Në janar nis shqyrtimi i kërkesave

29 December, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar sot se duke filluar nga muaji i ardhshëm do të nisë shqyrtimi i padive, disa prej të cilave presin prej vitesh.

“Pas plotësimit të Gjykatës Kushtetuese me tre anëtarë të rinj, z. Altin Binaj, z. Përparim Kalo dhe znj. Sonila Bejtja, dhe krijimit të trupës prej 7 gjyqtarësh, sot, më 29.12.2020, u zhvillua Mbledhja e Gjyqtarëve, e cila ra dakord që në ditët e para të muajit janar të vitit 2021 të mblidhet për të shqyrtuar çështjet që sipas ligjit i përkasin për kompetencë Mbledhjes së Gjyqtarëve, si dhe për të kryer veprimet e nevojshme përgatitore dhe organizative për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë se ditën e sotme u betua para presidentit anëtarja e 7 e Kushtetueses, Sonila Bejtja, duke krijuar kështu një numër të rëndësishëm për të rritur funksionalitetin e Gjykatës.

Që nga fundi i vitit 2017 deri ditët e sotme numri i dosjeve që presin për t’u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese janë mbi 125.

23 kërkesa janë paraqitur për kundërshtim të ligjeve të miratuara nga Parlamenti, ndërsa 8 kërkesa për kundërshtim të vendimeve të qeverisë. Mes vendimeve dhe ligjeve që kundërshtohen janë edhe VKM-ja nr. 89, datë 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë” si dhe neni 6, pika 1, shkronja “b” dhe nenit 7, pika 2, shkronjat “a” dhe “b” të ligjit nr. 133/2015, datë 05.12.2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Ndërkaq, 83 kërkesa janë kundër gjykatave për proces të parregullt, nga të cilat 1 kërkesë për shfuqizim vendimi të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe 1 kërkesë për shfuqizim vendimi të Komisionit të Pavarur të Apelimit. Një kërkesë është paraqitur për zgjidhje mosmarrëveshjeje të kompetencës, 7 kërkesa të paraqitura për konstatim cenimi (mosekzekutim vendimesh ose mosgjykim brenda afatit të arsyeshëm), 1 kërkesë e sjellë nga individ për interpretim të ligjeve dhe 1 kërkesë për interpretim vendimi të Gjykatës Kushtetuese. 8 çështje janë të mbartura nga viti 2017 dhe 68 çështje janë të mbartura nga viti 2018.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET EKSKLUZIVE/ Makina merr flakë në ecje në mes të Tiranës. Qytetarët...
Previous article JENI GATI TA ZBULONI? Mësoni surprizat që sjell ky fundvit sipas secilës shenjë të horoskopit

s.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON ME SUKSES OPERACIONI I MEPJ: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria Aktualitet

PËRFUNDON ME SUKSES OPERACIONI I MEPJ: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme nis me vranësira, pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme nis me vranësira, pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT