• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E LIDHËN NË NJË KRYQ DHE I PRENË…”/ Tronditëse, ja si u masakrua nga dy shqiptarët Isamele Lulli, flirtonte me…
Home
Aktualitet
Kronikë

“E LIDHËN NË NJË KRYQ DHE I PRENË…”/ Tronditëse, ja si u masakrua nga dy shqiptarët Isamele Lulli, flirtonte me…

29 December, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Pesaros ka rihapur çështjen e vrasjes së 17 vjeçarit italian, Ismaele Lulli i ekzekutuar në mënyrë makabre nga dy shqiptarët Marjo Mema e Igli Meta, të dënuar nga Gjykata e Apelit të Ankonës me burg të përjetëshëm.

Për prokurorët italianë bashkëfajtore në vrasjen e 17 vjecarit italian Ismaele Lulli, është dhe 24 vjeçarja Ambra Saliji, ish e dashura e shqiptarit Igli Meta.

Me vendimin e marrë pak orë më parë, pozicioni i saj ka ndryshuar, nga dëshmitare në procesin ndaj dy shqiptarëve, në person nën hetim me akuzën e bashkëpunimit anomal në vrasjen e vullnetshme të viktimës. Sipas prokurores Irene Lilliu, Ambra Saliji ka ndihmuar në futjen në kurth të viktimës dhe ka pranuar që Igli Meta e Marjo Mema mund t’i bënin keq.

Ambra Saliji do të vihet në gjykim si bashkëfajtore në vrasje, lajm ky që nëna e Ismaele Lulli e ka komentuar se “më në fund do të mund të marrë vesh se çfarë kërkonin nga Ismaele e pse Ambra e futi në kurth të birin e saj”.

“Gjykimin e Ambra-s si fajtore në krim, e kemi kërkuar vite më parë me avokatët. Këmbëngulëm shumë dhe pas arkivimit të çështjes, më në fund na u pranua.”

Krimi ka ndodhur më 19 korrik të 2015 në komunën Sant’Angelo in Vada në provincën e Pesaro Urbinos. 17 vjeçari italian u torturua i lidhur në një kryq në një zonë të izoluar të qytezës dhe u ekzekutua në mënyrë makabre me një prerje të thellë në fyt.

Motivi i këtij krimi ishte xhelozia e shqiptarit Igli Meta me dyshimin e një flirti mes Ismaele Lullit e të fejuarës së tij Ambra. Gjykata italiane ka njohur si ekzekutues të krimit shqiptarin Igli Meta e si bashkëpunëtor e bashkëautor të plotë në vrasje, mikun e tij Marjo Mema.

Në nivelin e parë të gjykimit Igli Meta ishte dënuar me dënim të përjetshëm e Marjo Mema me 28 vite e 4 muaj burg. Por Gjykata e Apelit të Ankonës më vitin 2018 ndryshoi vendim duke i dhënë dënim të përjetshëm të dy autorëve të këtij krimi makabër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAK DITË LARG VITIT TË RI/ Vijojnë hyrje-daljet nga Kapshtica e Qafë Thana. SHIFRAT
Previous article TRONDITET KROACIA/ Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 godet vendin

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal Aktualitet

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet

HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite Aktualitet

HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT