Kur kanë kaluar rreth 2 javë nga dita e parë e protestës së parë në emër të drejtësisë për Klodian Rashën, është arrestuar i riu që i vuri flakën pemës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në oborrin e kryeministrisë.
Në pranga ka rënë O. Xh., 22 vjeç.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit O. Xh., 22 vjeç, pasi më datë 09.12.2020, gjatë protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” i ka vënë flakën pemës së Krishtlindjeve”, njofton Policia.


