• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA HORROR E ÇIFTIT SHQIPTAR NË ITALI/ Dëshmia SHOKUESE e fqinjit: Gruaja doli me disa qese që vinin erë e keqe dhe rridhnin…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA HORROR E ÇIFTIT SHQIPTAR NË ITALI/ Dëshmia SHOKUESE e fqinjit: Gruaja doli me disa qese që vinin erë e keqe dhe rridhnin…

23 December, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dëshmia e fqinjëve ka zbuluar detaje të reja tronditëse nga masakrimi i çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, ku një ditë më parë është arrestuar dhe ish e dashura e djalit të tyre Elona Kaleshi.

Komshinjtë kanë konfirmuar se apartamenti ku ka qëndruar me qira ish e dashura e Taulant Pashos është dhe vendi ku janë ekzekutuar çifti i bashkëshortëve.

Një nga banorët e pallatit është shprehur se një ditë në mëngjes ai është ndeshur në shkallë me një grua që dyshohet se ishte Elona e cila mbante qese në dorë dhe era që vinte ishte shumë e keqe. Ai ndër të tjera ka thënë se nga qeset rridhte një substancë që mbante dhe aromë të keqe.

Në atë moment fqinji e ka pyetur se çfarë ke në qese apo mos ke ndonjë person të vdekur? Ndërsa ajo i është përgjigjur se ka verë të prishur dhe pse fqinji ka insistuar se ajo ishte aromë që vjen nga ndonjë mish i kalbur, por në këtë moment ai thekson se nuk ka marrë më përgjigje dhe ajo është larguar e mërzitur.

Ndërkohë karabinerët bëjnë me dije se gruaja që ka parë banori i të njëjtit pallat është Elona Kalosha dhe mbetjet që vinin aromë të keqe ishin mbetjet e bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho , 54 dhe 52, prindër të të dashurit të saj në atë kohë.

Prindërit e Taulantit kishin shkuar në këtë zonë për të pritur të birin e tyre që do të dilte nga burgu, ndërkohë duket se Elona e ka pasur gjithçka të planifikuar, dhe motivi i kësaj ngjarje makabre duket se kanë qenë shumë prej 40-50 mijë eurosh që mbanin prindërit e ish të dashurit të saj.

Ndërkohë pas krimit të rëndë ish e dashura e 36 vjeçarit është përpjekur që ta fshehë ngjarjen dhe të krijojë alibi se nuk ka qenë ajo personi i fundit që e ka parë çiftin Pasho dhe duke mos dhënë një adresë të saktë për vend ndodhjen e apartamentit.

Ka qenë reagimi i vajzës së çiftit Vittorias e cila thekson se ishte në dijeni se ish e dashura e vëllait kishte dhe një marrëdhënie me një burrë të martuar.

Ndërkohë eshtrat e bashkëshortëve shqiptarë u gjetën në autostradën Firence-Pisa-Livorno në afërsi të burgut Solliciano, pasi u copëtuan dhe u futë në 4 valixhe. Nga hetimet rezulton se Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune, ndërsa Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për një gjë të tillë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I VURI FLAKËN PEMËS SË KRISHTLINDJEVE TEK KRYEMINISTRIA/ Arrestohet 22-vjeçari në Tiranë
Previous article ULJA E RASTEVE TË REJA/ Brataj: Është ulur kërkesa për të bërë tampon! Më pak të shtruar...

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE/ Motori del nga rruga dhe përplaset me bordurën, dy të vdekur në Golem të Kavajës Aktualitet

TRAGJIKE/ Motori del nga rruga dhe përplaset me bordurën, dy të vdekur në Golem të Kavajës

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT