• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ULJA E RASTEVE TË REJA/ Brataj: Është ulur kërkesa për të bërë tampon! Më pak të shtruar…
Home
Sociale

ULJA E RASTEVE TË REJA/ Brataj: Është ulur kërkesa për të bërë tampon! Më pak të shtruar…

23 December, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

-Trendi në ulje i rasteve të reja ditore gjatë javës së fundit, për kreun e Urgjencës, Skënder Brataj lidhet me disa faktorë të rëndësishëm. I ftuar në “Repolitix” në Report Tv, Brataj ka listuar si një ndër shkaqet kryesore të rënies së të infektuarve në 24 orë me marrjen e masave, si kufizimi i daljes pas orës 22:00, mbyllja e bareve dhe restoranteve, kufizimi i mësimit. Ai ka bërë me dije se ka edhe një ulje të kërkesave për bërjen e tamponit dhe thirrjeve në numrin e Urgjencës, 127.

“Numër i ulët i rasteve ditore si rezultat i masave që janë marrë, përkon me bllokimin e orës 22:00, mos hapja e universiteteve, kufizimi i shkollës, e shoqëruar nga higjiena, maskat. Mendoj që është rezultat i masave të marra. Ndoshta jemi dhe shumë të lodhur dhe kërkesat për tampon nuk janë të mëparshme, nuk kërkon më njeri të heq merakun, apo kam pasur kontakt me mikun që ka rezultuar pozitiv. Ka një rënie të thirrjeve për ndihmë dhe për të bërë tamponë”, tha Brataj.

Në ulje ka qenë edhe numri i të shtruarve në spitale, gjë që për kreun e Urgjencës, një nga motivet është frika nga spitalet për shkak të publicitetit të keq.

“Ka njerëz që trajtohen në shtëpi, që kanë frikë ta kenë spitalin nga publiciteti i keq që është bërë, por dhe numri i të shëruarve është i lartë dhe këtu janë edhe ata që kanë dalë nga spitali. Shpresoj që ta kemi kapur kulmin e kurbës dhe jemi në zbritje, numra më real se sa këtë herë nuk ka pasur asnjëherë. Mendoj që janë një seri gjërash që kurohen në shtëpi, fakti nga masat, që jemi 10 muaj nga pandemia, fakti që çdo virus ka përhapjen dhe uljen e virulencës së tij. Numri i lartë i të vdekurve nuk ka rritje të përqindjes, gjithmonë ka qenë ky numër me 2 shifra, në% me numrin total nuk ka rritje, 2.06 është vdekshmëria”, tha Brataj.

Brataj konfirmoi se gjatë muajit dhjetor ka pasur një stabilitet të situatës së COVID, ku janë regjistruar më pak shtrime të reja në 24 orë dhe më shumë dalje nga spitali, pra të shëruar. Ndalur te kufizimi i orës policore nga 22:00 në 20:30 është marrë me qëllim ndalimin e grumbullimeve të njerëzve për festat e fundvitit. Pre dreka dhe jo darka? Brataj tha se një arsye kryesore është sepse në drekë, për shkak të motit të favorshëm ushqimi mund të konsumohet dhe në ambientet e jashtme, në ndryshim nga darka. Megjithatë, ndalur këtu, Dritan Ulqinaku, nëndrejtor i Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP) tha se në këtë periudhë është shumë e rëndësishme sensibilizimi i qytetarëve që të shmangin grumbullimet për festat e fundit, më tepër se marrja e masave.

Ditën e sotme, vendi ynë regjistroi 389 raste të reja me COVID-19, shifër e ardhur si rezultat i 2420 testime të kryera. Ndërkohë fatkeqësisht humbën jetën 13 qytetarë. Tirana është qarku më u prekur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA HORROR E ÇIFTIT SHQIPTAR NË ITALI/ Dëshmia SHOKUESE e fqinjit: Gruaja doli me disa qese që vinin erë e keqe dhe rridhnin...
Previous article "PASOJA TË HABITSHME..."/ Çfarë efekti pritet të sjellë COVID-19 në të ardhmen e afërt

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE/ Motori del nga rruga dhe përplaset me bordurën, dy të vdekur në Golem të Kavajës Aktualitet

TRAGJIKE/ Motori del nga rruga dhe përplaset me bordurën, dy të vdekur në Golem të Kavajës

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT