• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Si po “shndërrohen” ARTISTËT në protagonistë të aksioneve dhe debateve publike POLITIKE
Home
Ekskluzive

Si po “shndërrohen” ARTISTËT në protagonistë të aksioneve dhe debateve publike POLITIKE

14 December, 2020 F.autor Aktualitet, Ekskluzive, Sociale

Vitet e fundit në Shqipëri ka patur një tendencë nga ana e artistëve që të drejtohen gjithnjë e me shumë në kahun e politikes dhe ndermarrjes së aksioneve e nismave publike.

Ka qenë reperi Stresi, ai që ditet e fundit është kthyer në “personazh protagonist” pasi u perpoq të udhehiqte protestën.

Argumentet e tij nuk janë të qarta dhe shpeshherë perfshijne edhe ofendime, por e sigurt është që reperi për shkak edhe te bindjeve familjare, bën tifo për Partinë Demokratike por se fundmi edhe per Presidentin Ilir Meta.

Por ndonëse më parë rastet kane qenë sporadike, fenomeni mori edhe më shumë “zë” gjatë debatit për prishjen ose jo të Teatrit.

Sot, vëllezerit Budina janë jo vetëm në profesionin e tyre të jetës por edhe folës herë pas here mbi aksionet e debatet politike. Veç marrjes pjesë në menyre aktive në protesta, të dy shihen edhe në emisionet e mbremjes. Fjalë pati, se Robert Budina mund të jetë edhe kandidat per deputet në listat e PD. 

Veç tyre, shihet edhe Neritan Liçaj. Ky i fundit është aktiv ne rrjetet sociale por është bere pjesë së fundmi dhe ne programacionin e “Top Chanel”, në rubriken “Rrethi Katror” ku jep e ndan mendimin e tij, kryesisht kundër qeverisë dhe pro opozitës.

Mendon ndryshe nga ta, por Laert Vasili duket se ka qenë prej artisteve të parë që është perfshirë në debatet politike, disa prej tyre veçohen edhe shumë të zjarrta.

Vasili ka debatuar jo vetëm për çështjet që lidhen e shqetësojnë komunitetin e artistëve, por edhe për politikën aktive në vend.

Julian Deda, nuk i fsheh bindjet e tij dhe shpeshherë tenton të bëjë edhe protagonistin në rrjet kunder qeverisë Rama. Ndonjëherë keshillon edhe kryetarin e partisë, Lulzim Bashën per hapat që duhet te ndermarri me demokratët. 

Deda ishte edhe pjesë e emrave të propozuar nga strukturat e PD, në listat per deputet të zgjedhjeve të ardhshme.

Nga ana tjetër, aktori ka rol kyç në programin e humorit “Klanifornia”.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAT E REJA/ Greqia shtyn vendimin për hapjen e Kapshticës deri në... (DATA)
Previous article "KAM INFORMACION SE PROTESTAT I ORGANIZON PD"/ Balla: Vrasësit e bulevardit bëjnë avokatin e Klodianit

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

ZJARR NË HEKAL TË BALLSHIT/ Digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren Aktualitet

ZJARR NË HEKAL TË BALLSHIT/ Digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT