• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Shuhet tek “Shefqet Ndroqi” pedagogu i njohur i mjekësisë, kishte ditë që luftonte me virusin
Home
Sociale

E TRISHTË/ Shuhet tek “Shefqet Ndroqi” pedagogu i njohur i mjekësisë, kishte ditë që luftonte me virusin

11 December, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Lajm i trishtë na vjen nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’.

Ka mbyllur sytë përgjithmonë pasi ishte i infektuar me koronavirus, prof. Dr Selim Luku, një prej pedagogëve më të vjetër në Universitetin e Bujqësor të Tiranës në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare.

Janë me mijëra e mijëra studentët që prej tij kanë marrë bazat e histologjisë dhe të anatomisë.

Luku është autor i një sërë tekstesh si ai i Histologjisë, Anatomisë, Fiziologjisë, Atlaseve të Anatomisë, artikujve shkencorë brenda dhe jashtë vendit, monografi si dhe broshura në drejtimin e Mjekësisë Veterinare.

Profesor Luku pas daljes në pension pati një rendiment të lartë në prodhimin e librave të fushës së tij. Vajtjen në shkollën veterinare e shfrytëzoi si mundësinë e vetme për të ecur përpara, duke studiuar pambarimisht, derisa e mbajtën pedagog në Fakultet.

Me ndarjen e tij nga jeta, shoqërisë shqiptare i ikën një personalitet i fushës së Veterinarisë, pedagogjisë dhe asaj shkencore. Kurse familja e tij ndahet prej burrit shembullor, babait të shkëlqyer e gjyshit të mrekullueshëm.

“Prof. Dr. Selim Luku vërtet u nda nga jeta fizike, por ka lënë pas një emër të mirë, një emër të respektuar, ka lënë pas vepra konkrete e bash për këto arsye kujtimi i tij do të jetë kurdoherë mes njerëzve”, shkruajnë miqtë e tij në rrjete sociale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BILANCI/ Tre dekada PD: Ç’qytetarizimi e ç’intelektualizimi i një partie, 5 fitore dhe 12 humbje në 30 vjet
Previous article SHIFRAT E PANDEMISË/ Rreth 1,300 teste të shpejta në Tiranë brenda 4 ditëve

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta! Aktualitet

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT