• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HABIT Mark Marku: Shqiptarët e dhjerë kanë zhytur turinjtë në filxhanin e kafes apo rakisë të dorëzuar para Ramës…
Home
Sociale

HABIT Mark Marku: Shqiptarët e dhjerë kanë zhytur turinjtë në filxhanin e kafes apo rakisë të dorëzuar para Ramës…

11 December, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Mark Marku ka komentuar reagimin e Edi Ramës, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Sipas Markut, shqiptarët ishin dorëzuar para fatit të tyre, por vrasja në Laprakë ka zgjuar njerëzit dhe sipas tij, ajo do të sjellë demokracinë në vend.

Shkruan Marku:

Ndodh përherë kështu. Regjimet autoritare apo diktaturat bien pikërisht atëherë kur e ndiejnë veten më të forta se kurrë. Dhe e ka një shpjegim: pikërisht në momentin që ato e ndiejnë veten më të forta se kurrë, e kanë poshtëruar në maksimum popullin e tyre dhe ia kanë zhytur thikën aq shumë në palcë, saqë mendojnë se ia kanë mpirë çdo nerv reagimi, dhe se e kanë mbytur edhe në skutën më të fundit shpirtin e rezistencës. Por nëse opozitarët mund të vriten, kërcënohen apo blihen, shpirti i rezistencës dhe opozitarizmit nuk zhduket kurrë. Dhe pikërisht atëherë kur elitat janë korruptuar, mediat janë blerë, kur burrat dhe gratë e kanë parë të udhës që të merren me hallet e përditshme të familjeve të tyre, kur duket se qytetarët nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, veçse të pajtohen me fatin e tyre të dhjerë dhe të zhysin turinjtë në filxhanin e kafes, të birrës apo rakisë, ndodh një “aksident” i vogël dhe gjitha ngrehina shkallmohet.

Atëherë, lideri, “lideri i madh”, lideri me të cilin personifikohet sistemi, ndihet papritur i vetmuar, i braktisur, i tradhtuar dhe përfundon në mjerim. Shkon tragjikisht drejt fundit të tij, sepse drejt fundit shkojnë edhe liderët joautoritarë. I vetmi ndryshim mes këtyre liderëve është se ndërsa liderët joautoritarë largohen, liderët autoritarë i zbojnë. Dhe kur i zbojnë, nuk e kuptojnë pse. A nuk ishte i habitur Gedafi kur po ia fusnin hurin në prapanicë, pikërisht ata që e kishin “adhuruar”. “Pse, pse,-thoshte ai,- çfarë ju kam bërë?”. A nuk ishte i habitur Çaushesku me të shoqen teksa e fishkëllenin me mijëra “adhurues” të tij në një shesh të Bukureshtit, apo teksa e pushkatonin në një plevicë në një fshat të Rumanisë? Tradhtarë!,- u thoshte atyre që e pushkatonin.

A nuk ka qenë i habitur Benito Musolini, kur po e varnin bashkë me të dashurën e vet, Klarën, në një shesh të Milanos romakët e ringjallur prej tij? Po Hitleri në bunkerin e tij? Po Mubaraku, teksa e rrasnin në burg gjeneralët e tij bashkë me aleatët ndërkombëtarë? Po, Sadami i nxjerrë nga pusi teksa ia numëronin dhëmbët si të kalit? A nuk ishte e habitur Nexhmije Hoxha teksa ia rrëzonin bustin mu në mes të sheshit burrit të vet “udhëheqësit të pagabueshëm, legjendar…”. Shembuj historia ka plot, por liderët autoritarë nuk e lexojnë historinë, mendojnë se e bëjnë historinë. Ata nuk e lexojnë as realitetin, megjithëse ai i jep pafund shenja për përkohshmërinë e tij.

Kryeministrit Edi Rama po i ndodh fiks e njëjta gjë. Ishte në SHBA, për të bërë gjestin e radhës propagandistik. Shkoi atje jo për të gjetur vaksina për popullin e tij, po për të bërë një foto me prodhuesin e vaksinës anti-Covid. E bëri foton. Ndërkohë, në vendin e tij, ku ai ndihej mbret, “ndodhi aksidenti”: u vra një i ri i pafajshëm nga Policia e tij. Vrasja shkaktoi një revoltë aq të madhe sa mijëra të rinj dolën në rrugë dhe protestuan në mënyrën më dinjitoze të mundshme. Lideri i madh mendoi se mund ta qetësonte turmën duke i hedhur në gojë gjeneralin e tij të graduar si kryeshërbëtor të vetin, por nuk qe e thënë. Të rinjtë e revoltuar e zhytën në kaos Tiranën dhe e sollën në grahmën e fundit pushtetin e tij të kalbur.

Pamjet e mbrëmjes së sotme nga Tirana, ku policë të lodhur rendnin rrugëve të Tiranës pas protestuesve të palodhur, janë fiksuar në mendjet e të gjithëve si agonia e një pushteti të kalbur përballë shpirtit të rezistencës. Ata të rinj ishin ajo çfarë ai kishte harruar se ekzistonte, ose ajo çfarë ai kishte menduar se e kishte zhdukur. Ajo masë të rinjsh, tejet të irrituar, i flisnin ndryshe nga Taulanti, Elisa, Damiani, Mirela, Erioni dhe mijëra shërbëtorë të tyre intelektualë, gazetarë, artistë, shkencëtarë, këngëtarë, futbollistë, stilistë, klounë të pushtetit. Të rinjtë dinjitozë të këtyre dy netëve i thanë ik. Ik ose do të përzëmë. Ata u treguan shqiptarëve se për Ramën ka tashmë vetëm dy mundësi: të ikë në mënyrë paqësore, ose në mënyrë të dhunshme. Por ikja është gjithsesi e vetmja rrugë.

E pamë sot liderin e madh të frikësuar. Fliste me gulshe, i mbahej fryma, shkurt në pikë të hallit. Në shfaqje të tilla e kemi parë disa herë: me protestën kundër mbetjeve, në protestat e opozitës, në zgjedhjet lokale të vetme të humbura, në protestën e kuksianëve kundër traut, në protestën e studentëve, në protestën e naftëtarëve. Por sot ishte më i frikësuar se kurrë, më i vetmuar se kurrë, më i lodhur se kurrë. Kur qytetarët janë të frikësuar nga pushteti, thoshte Xhefersoni, jemi në tirani, por kur qeveria është e frikësuar nga qytetarët, jemi në demokraci. Fytyra e Kryeministrit tregon se këto protesta mund të risjellin demokracinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTAT E FUNDVITIT/ Këto janë serialet më të mira që do të ndiqni në vitin 2021
Previous article NUK PËRMBAHET BERISHA/ Kërkon gjak me Kanun: Skandal, vëllain e policit që vrau Klodianin e nisën jashtë shtetit...

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT