Sali Berisha është njeriu që ndoshta më shumë se kushdo tjetër, kërkon të shfrytëzojë situatën e krijuar nga vrasja e të riut në Laprakë.
Ndërsa ka dhënë një intervistë për Ilva Taren, ai ka kërkuar gjakmarrje sipas Kanunit.
Berisha ka thënë se, në mënyrë skandaloze, sipas tij, vëllai i policit që vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha, është dërguar jashtë shtetit, në mënyrë që t’i shpëtojë ndonjë hakmarrje të mundshme.
“Sa për dijeni, u kujdesën edhe për vëllain e tij, që e kishte në komisariat në Gjirokastër, dhe e nisën diku jashtë.
Ky është akt terrorist. Vrasësi i vërtetë është Edi Rama. E kam mesazhin dhe është i vërtetë,” tha Berisha.
Tani se pse duhet të merret Berisha me vëllain e policit që ndodhet në burg për krimin e kryer, është e qartë.
Ai kërkon gjak, në mënyrë që situata të dalë jashtë kontrollit. (TEMA)


