Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se nënkryetari i Bashkisë Elbasan, Ervin Saraçi ndërroi jetë pas një goditje cerebrale.
Lidhur me këtë lajm ka reaguar Bashkia e Elbasanit duke e cilësuar si të rremë teksa shton se zv.kryetari ndodhet ne gjendje kome.
Reagimi:
“Një sqarim për të informuar opinionin publik dhe qytetarët elbasanas të prekur nga lajmet e rreme
Prej disa ditësh tashmë, Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Ervin Saraçi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pas një goditje cerebrale.Bashkia e Elbasanit dhe familja e Z. Saraçi falenderojnë qytetarët për mbështetjen e madhe që na keni dhënë këto ditë të vështira. Lutjet tuaj janë bashkuar me lutjet tona që Ervini ta fitojë betejën e tij dhe të kthehet shëndoshë e mirë pranë nesh dhe pranë familjes.Aktualisht Ervini ndodhet në gjendje kome, por me kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve dhe me lutjet e të gjithëve ne shpresojmë se do t’ja dalë mbanë.
Faleminderit për mbështetjen tuaj!”


