Protesta nga të rinjtë e revoltuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha vijoi rreth katër orë, me nisje në 16:00 të kesaj pasditeje.
Fillimisht u duk një protestë paqësore por gjithçka duket se agravoi shpejt pas thirrjeve me tone të ashpra, ofendimeve dhe spostimit të protestueseve nga ministria e brendshme drejt kryeministrisë.
Tek kjo e fundit u dogj dhe u rrezua pema, teksa edhe ajo e sheshit “Skenderbej” u shkatërrua duke i hequr te gjitha dritat.
Dëme ka patur edhe prane godines së “Bashkisë Tiranë”, ku nuk kanë mbetur thuajse asnje nga zbukurimet. AlpeNews.al








