• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAKETAT DHE LUTJET PËR BIZNESIN/ Pse modeli i Elvis Naçit dhe Ermal Mamaqit “trazoi” rrjetin
Home
Ekskluzive

PAKETAT DHE LUTJET PËR BIZNESIN/ Pse modeli i Elvis Naçit dhe Ermal Mamaqit “trazoi” rrjetin

6 December, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Nëse do duhej që të veçonim në javën që po lemë pas, një tendencë të re që po shfaqet në shoqërinë shqiptare, ajo u pa tek personazhet publikë si Elvis Naçi dhe Ermal Mamaqi. Çfarë ka ndodhur dhe kush është pika që i bën bashkë, këto dy njerëz kaq të ndryshëm?

I pari, Elvis Naçi është një hoxhë që prej kohësh e ka rritur popullaritetin, për shkak të një ndërmarrje bamirëse në ndihmë të shqiptarëve të varfër e në hall. Ajo është e fokusuar tek bërja e familjeve të pastreha, me banesa të reja. Por, edhe tek ndihma shëndetësore e të varfërve. Përmes fondacionit të tij, është angazhuar në rindërtimin e banesave të disa familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Thyerja e parë erdhi kur u bë publik lajmi se veprimtaria e tij, përtej predikimeve fetare dhe bamirësisë u fut në fushën e biznesit. Publikimi i lajmit për blerjen e spitalit “Continental”, nga fondacioni i tij për 350 mijë euro, prodhoi debate. Ndërsa ajo që i çoi ato në një nivel të ri këtë javë, ishte lajmi se ai kishte hyrë edhe në biznesin e syzeve, përmes një dyqani ku kërkoi lutjet e besimtarëve që “tu ecte mbarë”!


Pak a shumë kjo është edhe metamorfoza e Ermal Mamaqit. Nga Dj, këngëtar dhe aktor humori, ai hyri në biznesin e eventeve dhe organizimit të dasmave, e më pas në atë të produksionit kinematografik, duke arritur të prodhonte filma humori. Të gjitha diti ti marketonte në mënyrë të shkëlqyer, e përmes mediave tradicionale dhe rrjeteve sociale, u bë një nga njerëzit më të ndjekur e të pëlqyer. Të gjitha këto, iu përkthyen në të ardhura që siç ka thënë vetë, shumë të mira.

Pas kësaj ai nisi të jeptë këshilla për të tjerët. E ajo më e vyera ishte: “Mos lexoni budalliqe, ka ca që lexojnë romane. Nuk kam gjë kundër tyre, por kush lexon më romane tani!” Kaq u desh që të vinte furtuna e parë kundër tij. Por ai që predikoi mosleximin, si mënyrë për të ecur para në jetë, u “zbulua” se jepte leksione.

 

Çmimi që duhej paguar për tu trajnuar nga Ermal Mamaqi ishte aq i kripur sa provokoi një tjetër furtunë.

Po pse krijuan kaq zhurmë, këto dy personazhe kaq të ndryshëm, këtë javë? Ka disa arsye, por më kryesoret janë:

E para, si Naçi ashtu dhe Mamaqi për aq kohë sa kanë qenë në rolet e tyre natyrale, janë mbështetur dhe adhuruar pa kushte, duke ua rritur kuotat publike deri në atë pikë sa ndoshta as ata vetë nuk e kanë ëndërruar më parë.

E dyta, në momentin që ata kanë dalë nga këto dy role, duke dashur që ta shndërrojnë çdo gjë në biznes vetëm për përfitime personale, ata kanë stonuar dhe aty ka filluar kontestimi i tyre.

E treta, zgjedhja për të bërë biznese në rrugë atipike për profilin dhe arsyet pse ishin bërë të famshëm, në vend që ti ndihmonte, u vuri pikëpyetje edhe mbi ato që kishin arritur më parë.

E katërta, publiku edhe mund të manipulohet, por jo deri në atë pikë sa të luten që ti të fitosh sa më shumë para në biznesin tend privat dhe këtë tua shesësh, sikur ti po e bën për të mirën e tyre.

Dhe e fundit, njerëzit nuk mund të pranojnë me sa duket, të marin leksione nga dikush që nuk lexon e për rrjedhojë, nuk ka as se çfarë tju transmetojë. E më keq akoma, kur këtë kërkon tua shesë edhe si diçka në të mirë të tyre dhe jo thjeshtë si një biznes personal fitimprurës.

Pësimi që patën gjatë kësaj jave, mund të shërbejë si mësim jo vetëm për Elvis Naçin e Ermal Mamaqin, por edhe për vetë shoqërinë shqiptare për të mos u zhgënjyer më si jorrallëherë në këto 30 vite.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SAMPDORIA-MILAN/ Mesfushori Kessie zhbllokon sfidën për "Kuqezinjtë" nga pika e bardhë (VIDEO)
Previous article NEUER SHKRUAN HISTORINE/ Portieri i Bayern barazon veteranin Buffon dhe Casillas, ja çmimi që merr...

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT