Lot e dhimbje për largimin e parakohshëm nga jeta të z. Kasem Hysenbelliut. Miq, kolegë, ish-vartës e njerëz që ndoshta e kanë njohur vetëm nga puna e tij kanë marrë pjesë në homazhe për nder të presidentit të “Fax News” z.Kasem Hysenbelliu.
Gazetari Erjon Skëndaj thotë se ai nuk ishte një drejtor, por një baba për të gjithë.
“Nuk ishim vartës por na shihte si familje. Nuk ishte drejtor por si një baba. Më kujtohen ato batutat e Kasëmit, kur shkonim në terren. Asnjëherë nuk mi ra telefonit, çfarë po bën o Erjon, mos godit aq fortë. Ai donte të dilte e vërteta, për çdo gjë thoshte pas ke shefin. Dhe tek karta e gazetarit kishte lënë numrin e tij të telefonit. Ai dinte t’i vinte pikat mbi i. E dinte kush punonte dhe kush jo. Më kujtonte babain, se dhe babai im ishte ish-oficer dhe më kujtonte babain. Ishte lider, ishte më shumë se një drejtor televizioni”, shprehet Skëndaj


