• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I EFEKTIVIT TË FNSH/ Dalin DETAJET e reja: Çfarë filmuan kamerat e sigurisë
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I EFEKTIVIT TË FNSH/ Dalin DETAJET e reja: Çfarë filmuan kamerat e sigurisë

6 December, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ekzekutimi me armë zjarri i efektivit të policisë Xhulio Prela, mëngjesin e së shtunës në superstradën Lezhë-Milot vijon të mbetet pa autor. Dëshmia e familjareve dhe bashkëpunëtoreve të 26-vjeçarit nuk e ka orientuar grupin hetimor drejt një piste konkrete hetimi. Në deklarimet e tyre para hetuesve ata kanë thënë se i riu ishte njeri i qetë dhe nuk kishte shfaqur shqetësime për ndonjë konflikt të mundshëm. Pista kryesore që po hetohet është ajo e ndonjë konflikti personal që mund të ketë pasur 26-vjeçari me ndonjë person gjatë ditëve të fundit, por që nuk iu ka rrëfyer familjareve apo shokëve të tij. Gjithashtu po verifikohet edhe veprimtaria e vëllait të viktimës, i cili prej disa kohësh është emigrant në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë referuar dinamikes së ngjarjes, dyshimet janë se efektivi i policisë ka komunikuar në telefon para se të vritej, pasi ndonëse kishte përshkuar disa metra rrugë në drejtim të Tiranës është kthyer sërish në vendin ku po e prisnin autorët pranë fshatit Gajush të Lezhës. Kamera e sigurisë e një biznesi pranë vendit të ngjarjes ka fokusuar momentin kur Xhulio Prela është afruar dhe ka biseduar me njërin nga personat që ndodheshin aty dhe më pas është qëlluar me armë zjarri. Por në pamje është mjaft i vështirë identifikimi i automjetit të autoreve, duke qenë se aty pranë ka qenë i parkuar dhe një mjet i tonazhit të rëndë i cili ka penguar pamjen e plotë.

Pamjet filmike të kamerës së sigurisë janë dërguar për analizim të specializuar bashkë me telefonin e viktimës. Këto janë dy provat më të vlefshme për grupin hetimor që mund të çojnë në identifikimin e autoreve të kësaj ngjarje. Nga ana tjetër bëhet e ditur se pas ngjarjes, makina e autoreve është larguar përgjatë superstradës në drejtim të Laçit dhe pa shkuar në Milot janë futur në ndonjë rrugë dytësore. Kjo për faktin se nga kryerja e kamerave të sigurisë të bizneseve përgjatë superstradës në drejtim të Laçit nuk shihet ndonjë automjet duke lëvizur pas ngjarjes. Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës Xhulio Prela u ekzekutua me armë zjarri pistolete në orët e para të mëngjesit të së shtunës, teksa po kthehej nga Hajmeli i Shkodrës ku kishte dërguar një mik të vëllait, të tij i cili kishte ardhur nga Anglia përmes aeroportit të Rinasit pak minuta pas mesnate.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI/ Prekin me dedikimet miqtë për efektivin e FNSH-së të ekzekutuar ditën e djeshme: Njerëzit e mirë...
Previous article HOMAZHET PËR KASEM HYSENBELLIUN/ Gazetari: Nuk ishte shef por një baba...

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN LUSHNJË-FIER/ Makina përplaset me furgonin, disa të plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN LUSHNJË-FIER/ Makina përplaset me furgonin, disa të plagosur

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe... Aktualitet

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe...

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT