Teksa po fliste për investimet në ujësjellësa dhe për objektivin për të furnizuar 24 orë me ujë të gjitha zonat urbane brenda 2021, kryeministri Edi Rama tha se familja e tij konsumon ujë rrjeti dhe jo ujë të blerë. Gjithsesi duhet nënvizuar se kryeministri jeton në periferi të Tiranës dhe jo qytet.
Gazetarja: A pini ujë nga rrjeti?
Rama: Që ç’ke me të, unë e pi ujin që vjen nga rrjeti, mos ki asnjë dyshim.
Gazetarja: Ne nuk i lajmë dot fëmijët me ujin e rrjetit sepse ka shumë klor, u bën dëm për sytë, ju e lani Zahon?
Edi Rama: Dy herë në ditë, mëngjes dhe në darkë sepsë ka shumë qejf që të lahet. Normale që me ujë rrjeti e laj, sepse nuk ka ujë tjetër, me ujë shiu nuk e laj. Nëse doni që të vijë e t’ju japë kurajo fëmijëve tuaj, jua sjell ndonjë pasdite që tu japë zemër dhe fëmijëve tuaj, ta shikoni si hidhet në ujë. Ka shumë qejf të lahet.


