• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KASETA PËR MASAKRËN E KRUSHËS/ Rama-Bashës: Akuza konfirmohet nga heshtja dhe sharjet
Home
Politikë

KASETA PËR MASAKRËN E KRUSHËS/ Rama-Bashës: Akuza konfirmohet nga heshtja dhe sharjet

17 November, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, pas akuzave të ngritura nga Melaim Bellanica, kameramanit që filmoi masakrën e Krushës, dhe që kasetën, që sot rezulton e zhdukur, ia kishtë dhënë në atë kohë demokratit që punonte për UNMIK.

Rama tha se Basha duhet të sqarohet për këtë çështje, pasi e ka detyrim si lidër i opozitës dhe si pretendent për kryeminsitër. Shefi i qeverisë i bëri thirrje Bashës që të mos fshihet pas sharjeve dhe teorive konspitarive, por të sqarojë pozicionin e tij.

Sipas Ramës, kjo është më tepër çështje karakteriale, sesa politike dhe se heshtja ndaj akuzave e konfirmon akuzën.

“Gjykimi im është i thjeshtë. Një përfaqësues i një familje, ndërmarrje, organizate, medie dhe për më tepër një përfaqësues i një numri qytetarësh, aq më shumë akoma përfaqësues i një partie politike që pretendon të qeverisë vendin, ka detyre të mbajë qëndrime dhe të shohë në sy njerëzit. Ai duhet të flasë në raport me çështje të caktuara dhe çështje që lidhen më të. Nuk po flasim për jetën private, apo punët private. Këto akuza nuk i kam bërë unë, por njerëz që nuk i njoh. E ka detyrim të sqarohet, jo të më shajë mua, as duke bërë bisht, as duke krijuar teori konspiracioni, as duke heshtur. Është detyra ime të t’i kërkoj Bashës të shpjegohet. Nëse PS në kohën që qeveriste Nano, kishte qëndrim në dëm të interesit kombëtar dhe po të më pyesnit mua do mbaja qëndrim. PD ka votuar rezolutën e Këshillit të Evropës mbi raportin e Dick Martyt, ne votuam kundër. Akuzat konfirmohen nga heshtja e gjatë dhe shmangia. Unë nuk kam akuza, por akuzat konfirmohen nga kundërakuzat. Nuk ka një histori komploti të Ramës me Top Channel”, tha kryeministri për gazetarët.

Kjo nuk është një lojë politike, por çështje parimore, që nuk zgjidhet duke më sharë mua, përmbylli kryeministri.

Lulzim Basha është akuzuar se ka hetuar ndaj UÇK-së në Kukës dhe se ka “humbur” 40 minuta filmime të masakrës së Krushës. Ai thjesht ka mohuar akuzat, por pa dhënë detaje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HETIMI I SPAK PËR BUSHATIN/ Rama: PS nuk është mburojë e askujt! Përgjegjësia është individuale
Previous article "NUK PËRDORIM SHIUN"/ Rama tregon nëse pi ujin e rrjetit dhe me çfarë uji lahet Zaho

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës Aktualitet

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

“MË THA SE DO NA SHUANTE SI FIS”/ Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe… Aktualitet

“MË THA SE DO NA SHUANTE SI FIS”/ Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe…

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla Aktualitet

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT