Vetëm pak minuta, pasi kryeministri Edi Rama e emëroi zv/ ministër të Ekonomisë dhe Financave, Besart Kadia u shpreh se e ka pranuar si ofertë.
Ai thotë se qëllimi i tij është të kontribuojë për Shqipërinë.
Në një mesazh për kryedemokratin Lulzim Basha që e prezantoi si një nga figurat e reja në Partinë Demokratike për të sjellë ndryshimin, ai tha: “I uroj suksese Bashës”.
Më herët Kadia ka mbajtur postin e sekretarit të “Sipërmarrjes së Lirë” në PD, një nga digasteret më të rëndësishme.


