Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Basha, i cili pak më herët e akuzoi kryeministrin se po fshihet pas Komitetit Teknik të Ekspertëve.
Sipas Ramës, ishte Basha ai që me Komitetin e tij “vrau” Klevis Balliun me patllaken e Bujar Nishanit dhe Salianjin me thikën e Genc Rulit, ndërsa në fund vrau PD dhe hëngri shpullën e Sali Berishës.
“Lulëzim unë nuk fshihem pas asnjë komiteti, po ty të kuptoj se ti i bën komitetet për t’u fshehur siç bëre komitetin për të “vrarë” çunin e Fariut me patllaken Bujar Nishanit e Salianjin me thikën e Genc Rulit! Dhe në fund vrave PD varrose Komitetin dhe hëngre shpullën e Saliut”, shkruan Rama.


