• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI/ Lëvizjet e njerëzve kanë shumë pak ndikim në përhapjen e Covid-19
Home
Shëndet

STUDIMI/ Lëvizjet e njerëzve kanë shumë pak ndikim në përhapjen e Covid-19

10 November, 2020 Delo.autor Shëndet

Të dhënat e telefonit celular janë një mjet i shkëlqyer për të kuptuar kur lëvizin njerëzit dhe ku lëvizin dhe për të kuptuar modelin e lëvizjes individuale dhe atë të popullsisë.

Një studimi i fundit i publikuar në revistën mjekësore “The Lancet” ka treguar se lëvizshmëria ka ndikuar shumë pak në shpërthimet e infeksionit të Covid-19. Të dhënat tregojnë se pas muajit Prill lëvizshmëria e personave kishte ndikuar më pak në përhapjen e Covid-19.

Ekspertët kanë përdorur të dhënat epidemiologjike të mbledhura nga Qendra e Universitetit Johns Hopkins për Sistemin e Shkencës dhe Inxhinierisë në SHBA që do të llogarisë raportin e shkallës së rritjes COVID-19 dhe të dhënat e grumbulluara të anonimizuara nga kompania analitike SafeGraph për të vlerësuar raportin e lëvizshmërisë që ndryshon me kohën.

Raporti konfirmon se ka një lidhje të fortë mes lëvizshmërisë dhe transmetimit të Covid-19 e cila është zbehur me kalimin e kohës. Gjetjet e studimit, tregon se lëvizshmëria e individëve ka një rol më pak të rëndësishëm në transmetimin e SARS-CoV-2 sesa normat e tjera të sjelljes, të tilla si mbajtja e maskave, larja e duarve, ruajtja e distancës fizike shmangia e tubimeve të mëdha dhe mbyllja e shkollave.

Ekspertët kanë shkruar se lëvizja është një faktor matës për vlerësimin e Covid-19, por sipas tyre nëse merret vetëm kjo e dhënën ka të ngjarë që të rezultojnë të dhëna të pasakta, sepse të gjtihë janë indikatorë të rëndësishëm matës për Covid-19.

Mungesa e një efekti të rëndësishëm nga lëvizjet e njerëzve tregon se ka faktorë të tjerë që mund të mos i dimë për përhapjen e shumtë të Covid-19. Sipas ekspertëve si Hamada S Badr dhe Lauren M Gardner nga Departamenti i Inxhinierisë Civile dhe të Sistemeve në universitetin Johns Hopkins, Baltimore, nevojiten hulumtime të tjera për të kuptuar se si ndikon çdo indikator në përhapjen e Covid-19, pasi vetëm kështu mund ta kontrollojnë.(The Lancet, Gazeta “Si”)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISH-DREJTUESIT E UÇK NË HAGË/ Presidentja e Kosovës: Nuk është momenti që të vazhdohet dialogu me Serbinë, duhet qëndrim i unifikuar
Previous article U INFEKTUA ME COVID-19/ Ministrja Balluku fiton "betejën" me koronavirusin dhe kthehet në detyrë

Delo.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje Shëndet

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D… Shëndet

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D…

TRURI, DY ORGANE NË NJË? Studimi: Secili përgjigjet për funksione të caktuara Shëndet

TRURI, DY ORGANE NË NJË? Studimi: Secili përgjigjet për funksione të caktuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT