• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKRIMINALIZIMI/ KQZ shtyn seancën për mandatet e deputetët Rahovica dhe Rakipi. Ja kur do të mblidhet
Home
Shqipëri

DEKRIMINALIZIMI/ KQZ shtyn seancën për mandatet e deputetët Rahovica dhe Rakipi. Ja kur do të mblidhet

3 January, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Edhe ditën e sotme nuk ka mundur KQZ të japë një përgjigje përfundimtare per dy deputetët e akuzuar Aqif rakipi dhe Gledjon Rahovica. Sakaq KQZ ka vendosur datën 5 janar për mbledhjen e radhes.

Me 4 vota pro dhe 2 kundër, KQZ miratoi shtyrjen e seances per te vendosur nese do te hiqen apo jo mandatet e dy deputeteve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica.

 

13:06/ Mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për mandatet e deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica. Ky shqyrim vjen pas kallzimit të bërë nga Prokuroria në mbyllje të 2017-ës.

Në mbledhje mungon deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, i cili përfaqësohet nga avokatët Theodhori Sollaku dhe E.Dono.

Sipas pretendimit të Prokurorisë dy deputetët në fjalë nuk kishin treguar në formularin e Dekriminalizimit që ishin ndaluar më parë nga policia italiane.

Në datën 22 dhjetor Interpol Roma solli të dhëna interesante për dy deputetët.

Për deputetin e PDIU-së, Rakipi Interpol Roma thotë se ai është raportuar për vjedhje me emrin Skënder Ejylbegaj. Vjedhja në fjalë ka ndodhur në 03.11.1998, kohë kur deputeti ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ka qenë emigrant në Itali.

Të dy deputetët nuk deklaruan ndalimet në formular dhe as përdorimin e emrave të tjerë, çka sipas ligjit të dekriminalizimit përbën arsye për ndërprerje të menjëhershme mandati.

Pika dy në rendin e Ditës së KQZ është: “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Aqif Rakipi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Avokati i Rakipit tha se dokumenti i prokurorise s’është nënshkruar nga prokurorja e pergjithshme.

“S’ka një akt nga organi komeptent që ngarkon ligji mendoj që ky komision s’duhet të kishte përcaktuar këtë seancë, ka qenë detyra juaj tja kthenit mbrapsht apo të kërkonit plotësim, nuk është argument që meqë herët e tjera keni vepruar në këtë frormë të vepronit edhe këtë herë.
Vendim pa certifikim i prokurorit të përgjithshëm është bërë në një situatë kur është ndërruar drejtuesi i prokurorisë. Paska pasur një autorizim nga prokurori i mëparshëm, duhet të certifikohen me domosdo nga prokurori i përgjithshëm në detyrë”, tha Sollaku.

Përgatiti:AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arbana Osmani e nis vitin duke e "kapur mat"!
Previous article Greta Koçi bëhet nostalgjike...nuk do e njihni në këtë foto!

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT