• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KQZ për dy deputetët/ Veleshnja i LSI: Prokuroria të na shpjegojë çfarë kuptojmë me termin raportim policor?
Home
Shqipëri

KQZ për dy deputetët/ Veleshnja i LSI: Prokuroria të na shpjegojë çfarë kuptojmë me termin raportim policor?

3 January, 2018 k.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë sot (3 dhjetor) për mandatin e dy deputetëve Gledion Rehovica i LSI dhe Aqif Rakipi i PDIU.

Gëzim Veleshnja nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në KQZ, kerkoi qe te dergohet serisht pas ne Prokurorine e Pergjithshme materiali i derguar nga organi i akuzes pasi sic tha ai ka nje sere problemesh ligjore.

‘Vendimi ka shumë probleme ndaj kërkoj që ne ta kthejmë materialin që bën fjalë për deputetin Rehovica Prokurorisë që duhet të na sqarojë
cfarë kuptojmë me termin raportim policor, a ka në shtetin italian një procedim të filluar, të dërguar në gjyq, filluar e pushuar që të ketë për bazë raportimin policor të vitit 1999?
Vendimi i akuzës ka një llogjikë jo të saktë, që degradon sa shkon e më shumë. Kërkoj të na sqarojë përfaqësuesi i akuzës për atë që thuhet se të dhënat e përcjella nga autoitetet e drejtësisë italiane, është e nevojshme të di unë kush janë autoritetet dhe cfarë informacionesh kanë sjellë?
Kërkoj të na tregojë cila është baza ligjore e cila e ka orientuar atë në vendimin e arritur për ndërprerjen e mandatit të deputetit”.

Vetë deputeti Rehovica ndodhet në KQZ me avokatin Ardian Visha. Teksa Aqif Rakipi përfaqësohet nga avokati Theodhori Sollaku.

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar në ditët e fundit të 2017 ndërprerjen e mandatit për deputetin e PDIU-së dhe atë të LSI-së, të cilët sipas organit të akuzës rezultojnë se janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Sipas vendimit të prokurorisë, të dy deputetëve ju janë marrë shenjat e gishtave në shkurt dhe i janë dhënë Interpolit. Në datën 22 dhjetor Interpol Roma solli të dhëna për dy deputetët.

Për deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi, Interpol Roma thotë se është proceduar për vjedhje me emrin Skënder Ejylbegaj. Vjedhja në fjalë ka ndodhur në 03.11.1998, kohë kur deputeti ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ka qenë emigrant në Itali.

Deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica sipas Interpol Romës, është proceduar për vjedhje dyqani me emrin Kusta Mina në 27.02.1999, kohë kur vetë deputeti ka deklaruar se jetonte në Itali si student.

Të dy deputetët nuk deklaruan ndalimet në formular dhe as përdorimin e emrave të tjerë, çka sipas ligjit të dekriminalizimit përbën arsye për ndërprerje të menjëhershme mandati.

KQZ do të mblidhet për të marrë në shqyrtim 5 vendime të prokurorisë, dy që kërkojnë heqje mandati për Rehovicën dhe Rakipin, dhe tre të tjera që arrijnë në konkluzionin se zyrtarët nuk preken nga dekriminalizimi. Përkatësisht, ish deputetët Omer Mamo e Mhill Fufi si dhe kryebashkiaku i Pogradecit, Eduard Kapri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Qëllohet me armë i riu në Lezhë, policia identifikon autorin
Previous article Problematikat gjinore në industrinë e teknologjisë, të Silicon Valley do të shpërthejnë në një libër

k.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT