• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Punësime të reja/ Gjermania po i ‘thith’ shqiptarët, vendi nuk po zbrazet më vetëm nga infermierët
Home
Sociale

Punësime të reja/ Gjermania po i ‘thith’ shqiptarët, vendi nuk po zbrazet më vetëm nga infermierët

3 January, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Gjermania po njeh një bum të vendeve të reja të punës.

Numri i personave që kanë punuar në ekonominë më të madhe të Evropës, në 2017-ën, nuk ka qenë asnjëherë më i lartë.

Pavarësisht një popullsie të moshuar, 600 mijë njerëz më shumë janë punësuar gjatë 2017-ës, kryesisht falë një rritjeje të emigracionit.

Të dhënat janë publikuar nga zyra federale e statistikave, sipas të cilës, kjo përbën rritjen e 12 radhazi të vendeve të punës në Gjermani.

Forca punëtore është rritur në sektorin e shërbimeve, që përmbledh 3/4-at e punëtorëve, por edhe në prodhim dhe ndërtim. Në anën tjetër, ka pasur një rënie të vendeve të punës me 0.3 për qind në sektorin e bujqësisë.

Numri i kontribuuesve në sistemin e sigurimit social është rritur ndërsa numri i punëtorëve me të ardhura të ulëta është ulur.

Në nëntor, shkalla e papunësisë në Gjermani po ashtu arriti nivelin më të ulët që nga koha e ribashkimit mes lindjes dhe perëndimit në 1990, me vetëm 5.3 për qind të popullatës aktive pa një vend pune.

Gjermania po tërheq mijëra emigrantë të kualifikuar edhe nga Shqipëria.
Pas mjekëve, edhe infermierët shqiptarë po ikin drejt tregut europian të punës. Urdhri i Infermierit, ku ata drejtohen për të marrë vërtetimin se u është njohur e drejta ta ushtrojnë këtë profesion në vendin e tyre, kërkesë kjo e vendit pritës, raporton se viti 2017 ka shënuar ikje masive të tyre.

“Vetëm gjatë 2017 kanë ikur 617 infermierë dhe çdo ditë vijnë të pajisen të tjerë me këtë dokument”, thotë Sabri Skënderi.
Sipas Urdhrit të Infermierit shqetësimi bëhet më i madh pasi po ikin infermierët që punojnë në spitale dhe kanë përvojë, ndërsa vendin e tyre e zënë infermierët e rinj.

Urdhi i infermierit shpreh rezerva edhe për cilësinë infermierëve që nxjerrin shkollat tona, pasi sipas tij kjo është një ndër arsyet që ata nuk preferohen nga tregu i huaj dhe në fillim punojnë si ndihmës infermierë.

“Shkollat tona nuk ofrojnë praktikë. Ata atje duhet të bëjnë njëherë 500 orë praktikë që të fillojnë punë më pas infermierë”, thotë Skënderi.

Vetëm Gjermania kërkon mbi 20 mijë infermierë, ndërkohë që ky profesion është i kërkuar edhe në Kanada dhe SHBA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKRIMINALIZIMI-MBLIDHET KQZ/ Mungon deputeti i PDIU Aqif Rakipi. Rehovica në sallë
Previous article E sëmura me kancer befason mjekët me kurën e saj me shafran

Redaktor2

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor... Aktualitet

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor...

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT