Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin, ku një grua ka goditur me sënde të forta burrin e saj.
Si pasojë e plagëve të marra 62 vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Edne nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë gruan të ushtrojë dhunë mbi bashkëshortin, ndërkohë që policia është në vendngjarje dhe po e merr në pyetje.


