• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI “PERIMETRI” NË KORÇË/ Në pranga bashkëpuntori i një të arrestuari, po transportonin 29 klandestinë
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACIONI “PERIMETRI” NË KORÇË/ Në pranga bashkëpuntori i një të arrestuari, po transportonin 29 klandestinë

5 November, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 23-vjeçar është arrestuar pasi ka qenë në kërkim për disa javë për transportimin e paligjshëm të 29 klandestinëve me furgon.

Ai është bashkëpuntori i Marius Bulkut që është arrestuar që më 12 tetor kurse Elion Matranxhi është arrestuar sot.

Matranxhiu nuk iu bind urdhërit të Policisë më 12 tetor pasi u pikas në Maliq duke i ikur uniformave blu.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Qarku Korçë
Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Bashkëpunoi me një person tjetër (të arrestuar më parë) për transportimin e 29 emigrantëve të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar, vihet në pranga 23-vjeçari.
Strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Policinë Kufitare Korçë dhe Komisariatin e Policisë Maliq, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 12.10.2020, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim E. M., 23 vjeç, banues në Vorë, Tiranë.
Ky shtetas dyshohet si bashkëpunëtor i shtetasit M. B., 20 vjeç (i arrestuar në flagrancë), të cilët në datën 12.10.2020 janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Tyrbja e Gocës”, Maliq, duke transportuar kundrejt fitimit, me mjetin furgon tip “Benz”, 29 emigrantë të paligjshëm. Punonjësit e Policisë i kanë bërë shenjë për ndalim, por shtetasi E. M. nuk i është bindur urdhrit të tyre.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA VRASJET TEK TRAFIKU I DROGËS/ Kush janë 8 "shënjestrat" e radhës nga OFL, mes tyre një femër (EMRAT)
Previous article BUXHETI 2021/ Karburanti për bujqësinë nuk do të ketë më asnjë ngarkesë fiskale

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET PARA KUVENDIT MES PROTESTUESVE DHE POLICISË/ QSUT dhe “Trauma” në njoftim zyrtar: U paraqitën 15 efektivë dhe 4 qytetarë Aktualitet

PËRPLASJET PARA KUVENDIT MES PROTESTUESVE DHE POLICISË/ QSUT dhe “Trauma” në njoftim zyrtar: U paraqitën 15 efektivë dhe 4 qytetarë

EMRI/ U godit nga shtylla e telekomunikacionit, vdes pas katër ditësh në spital punëtori shqiptar në Itali Aktualitet

EMRI/ U godit nga shtylla e telekomunikacionit, vdes pas katër ditësh në spital punëtori shqiptar në Itali

KLP HAP GARËN PËR POSTIN E KRYEPROKURORIT TË PËRGJITHSHËM/ Ja afati që kanë kandidatët për dorëzimin e dokumenteve! Aktualitet

KLP HAP GARËN PËR POSTIN E KRYEPROKURORIT TË PËRGJITHSHËM/ Ja afati që kanë kandidatët për dorëzimin e dokumenteve!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT