• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ITALIA NË IZOLIM/ Flet mjekja shqiptare: Situatë emergjente, të infektuarit po rriten çdo ditë
Home
Sociale

ITALIA NË IZOLIM/ Flet mjekja shqiptare: Situatë emergjente, të infektuarit po rriten çdo ditë

5 November, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Duke filluar që nga sot e deri në datën 3 dhjetor në Itali nisin kufizimet e reja Anti-Covid, të ngjashme me ato të fillimit të pandemisë, edhe pse sipas autoriteteve ato janë paksa më të lehta dhe që do të ndryshojnë në varësi të situatës epidemiologjike.

Sërish e gjithë Italia sipas dekretit që ka firmosur Giuseppe Conte do të ndahet në tre zona: Zona e kuqe( me rrezik të lartë), portokalli ( me rrezik të ndërmjetëm) dhe jeshile( zonë më e sigurt). Rregullat më drastike janë në zonën e kuqe. Çdo lëvizje brenda dhe jashtë territoreve, madje edhe lëvizje është e ndaluar me përjashtim të rasteve për arsye pune, apo shëndetësore. Mësimi në distancë në këto rajone do të fillojë nga klasa e dytë.

Baret, pastiçeritë, restorantet dhe të gjitha dyqanet do të qëndrojnë të mbyllura me përjashtim të farmacive dhe supermarketeve do të jenë të hapura. Edhe në zonat portokalli, lëvizjet nga vendbanimi në një komunë tjetër, përveçse për arsye pune, studimi, apo shëndetësore, do të jenë të ndaluara.

Ndërsa në zonat jeshile, izolimi fillon në orën 22:00 deri në pesë të mëngjesit. Gjatë këtij orari është e ndaluari dalja nga shtëpia, me përjashtim për arsye shëndetësore ose pune. Mësimi në shkollat e mesme, do të jetë tërësisht në distancë.

Në transportin publik, kapaciteti do të përgjysmohet 50%. Qendrat tregtare do të jenë të mbyllura gjatë fundjavave dhe festave zyrtare. Muzetë, ekspozitat, do të jenë të mbyllura gjithashtu. Hyrja në parqe do të lejohet, gjithmonë duke respektuar rregullin e distancës prej një metri.

Por çfarë po ndodh me kapacitetet spitalore, si po e përballojnë mjekët valën e dytë të pandemisë në Itali, a i shohin si një zgjidhje këto masa izoluese apo sistemi shëndetësor do të shkojë sërish drejt kolapsit. Mjekja shqiptare që punon në Torino të Italisë, Rubena Maçi tha në “Wake Up” se ndikimi i masave kufizuese është i pjesshëm. Ajo shtoi se numri i të infektuarve po rritet çdo ditë.

“Për fat të mirë, në valën e dytë nuk gjendemi ndër shtetet me të infektuarve, sepse po të shohim përditësimin e statistikave në dy javët e fundit, ku rastet në Europë kanë arritur nga 5 milionë në 10 milionë.

Franca, Spanja vazhdojnë të jenë më keq se Italia, për sa i përket numrit të të infektuarve. Në Itali janë 31 mijë të vdekur deri tani.

Për fat të mirë nuk jemi si në valën e parë, pasi në valën e parë ishim në një situatë dramatike. Nga mars-prilli kanë kaluar pothuajse 7 muaj, patëm një pauzë gjatë muajve korrik-gusht dhe në shtator-tetor filloi rritja e numrave. Tani është piku i rritjes së shifrave”, bëri të ditur mjekja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DORËHEQJA E THAÇIT PAS AKUZAVE/ Provokon media serbe: "Gjarpri" s’do të jetë më president i një shteti "fals"
Previous article THAÇI DHA DORËHEQJEN/ Rama: Ka gjjithë mbështetjen e Shqipërisë në këtë betejë! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë pastërtinë e UÇK-së

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET PARA KUVENDIT MES PROTESTUESVE DHE POLICISË/ QSUT dhe “Trauma” në njoftim zyrtar: U paraqitën 15 efektivë dhe 4 qytetarë Aktualitet

PËRPLASJET PARA KUVENDIT MES PROTESTUESVE DHE POLICISË/ QSUT dhe “Trauma” në njoftim zyrtar: U paraqitën 15 efektivë dhe 4 qytetarë

EMRI/ U godit nga shtylla e telekomunikacionit, vdes pas katër ditësh në spital punëtori shqiptar në Itali Aktualitet

EMRI/ U godit nga shtylla e telekomunikacionit, vdes pas katër ditësh në spital punëtori shqiptar në Itali

KLP HAP GARËN PËR POSTIN E KRYEPROKURORIT TË PËRGJITHSHËM/ Ja afati që kanë kandidatët për dorëzimin e dokumenteve! Aktualitet

KLP HAP GARËN PËR POSTIN E KRYEPROKURORIT TË PËRGJITHSHËM/ Ja afati që kanë kandidatët për dorëzimin e dokumenteve!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT