• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDODH EDHE KJO/ Vatikani del KUNDËR Papës: NUK e mbështesim martesën me të njëjtën gjini
Home
Nderkombetare

NDODH EDHE KJO/ Vatikani del KUNDËR Papës: NUK e mbështesim martesën me të njëjtën gjini

2 November, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Vatikani ka dalë në një deklaratë zyrtare duke thënë se komentet e Papa Françeskut për mbështetjen e martesave të homoseksualëve janë nxjerrë jashtë kontekstit.

Dokumentari “Francesco”, i cili u shfaq premierë në festivalin e filmit në Romë më 21 tetor, u bë titull nëpër mediat botërore, për një koment në të cilin papa thotë se homoseksualët kanë të drejtë të jenë në një familje dhe se ligjet e bashkimit civil që mbulojnë homoseksualët janë të nevojshme.

Komentet e papës u mirëpritën nga liberalët, ndërsa konservatorët bënë thirrje urgjente për sqarime.

Gjatë mandatit të tij Papa Gjon Pali II e dënonte martesën e gjinisë së njëjtë dhe e quajti atë si një sulm ndaj shoqërisë përpara se të thërriste Katolikët për të luftuar atë që ai tha se ishte një përpjekje agresive për të minuar ligjërisht familjen.

“Sulmet ndaj martesës dhe familjes, nga një aspekt ideologjik dhe ligjor, po bëhen më të forta dhe më radikale çdo ditë. Kush shkatërron këtë strukturë themelore shkakton një dëmtim të thellë të shoqërisë dhe provokon dëme të pariparueshme”, tha ai në një deklaratë në 2004.

Javën e kaluar, Sekretariati i Shtetit të Vatikanit u dërgoi në heshtje një ‘shënim shpjegues’ ambasadorëve të tij, të cilët e dërguan atë te peshkopët.

Një burim i Vatikanit e konfirmoi atë të hënën dhe ambasadori i Vatikanit në Meksikë e postoi atë në faqen e tij në Facebook.

Në shënim thuhet se dy citate në përgjigje të pyetjeve ishin të ndara, por u bashkuan për t’u shfaqur si një, duke fshirë kontekstin dhe pyetjet ndërhyrëse.

Regjisori i dokumentarit, Evgeny Afineevsky, u tha gazetarëve se ai intervistoi papën por gazetarët më vonë gjetën pamjet në një intervistë të vitit 2019 me Televisa të Meksikës. Pas premierës së dokumentarit, regjisori i dokumentarit, Evgeny Afineevsky, refuzoi të diskutojë procesin e redaktimit. Në shënim thuhej se në citatin e parë, Papa po i referohej të drejtës së homoseksualëve për t’u pranuar nga familjet e tyre si fëmijë dhe vëllezër e motra.

Më tej shkruhet se dokumentari preu komentet ku papa shprehu kundërshtimin për martesën homoseksuale dhe e bëri të qartë se ai po iu referohej ligjeve të bashkimit civil, të cilat disa vende kanë miratuar për të rregulluar përfitime të tilla si kujdesi shëndetësor.

Një frazë ku papa Françesku tha ‘është një mospërputhje të flasësh për martesë homoseksuale’ u pre.

“Ishte e qartë se Papa Françesku iu referua disa dispozitave shtetërore dhe sigurisht jo doktrinës së Kishës, të cilën ai e ka riafirmuar shumë herë gjatë viteve”, thuhej në shënim.

Kisha mëson se prirjet homoseksuale nuk janë mëkatare, por aktet homoseksuale janë dhe se homoseksualët duhet të trajtohen me respekt, shkruan Daily Mail.

Papa duket se ka thënë në film: ‘Njerëzit homoseksualë kanë të drejtë të jenë në një familje. Ata janë fëmijë të Zotit. Askush nuk duhet të hidhet jashtë ose të bëhet i mjerë për shkak të tij. Ajo që duhet të kemi është një ligj i bashkimit civil, në atë mënyrë ato janë të mbuluara ligjërisht. Nëse një person është homoseksual dhe kërkon Zotin dhe ka vullnet të mirë, kush jam unë që ta gjykoj atë?”

Vetë Francis kishte kundërshtuar legjislacionin për të miratuar martesat e të njëjtit seks në Argjentinë kur ai ishte Kryepeshkop i Buenos Aires një dekadë më parë, por kishte mbështetur një lloj mbrojtje ligjore për të drejtat e çifteve homoseksuale në atë kohë. Sidoqoftë, pak pasi u bë Papë, ai u tha njerëzve homoseksualë që ‘ne duhet të jemi vëllezër’.

Për mbrojtësit e LGBTQ, mesazhi i dukshëm i Papa Françeskut nuk ishte parë vetëm një miratim i bashkimeve civile të të njëjtit seks, por edhe një aprovim i prindërve të të njëjtit seks që kishin privilegjin e krijimit të familjeve. Në mediat sociale, komentet e tij u duartrokitën nga të famshëm, komentues dhe anëtarë të komunitetit LGBTQ.

Moderatorja e njohur amerikane Ellen DeGeneres shkroi: ‘Faleminderit, Papa Françeskut, që patë dashurinë për atë që është.’

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL UDHËZIMI/ Si duhet të veproni për të paguar gjobën për mos vendosjen e maskës
Previous article NGATËRRON DATËN E ZGJEDHJEVE/ I “shtyn” me 25 qershor, Basha: Do jua shëroj plagët pas kësaj dite

F.autor

Postime të ngjashme

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan Botë

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT