Që prej 15 tetorit, vendosja e maskës edhe në ambiente të hapura u bë e detyureshme. Sipas këtij vendimi, të gjithë ata që nuk do ta zbatojnë rregullin, do të gjobiten, përmes faturës së dritave. Së fundmi, është publikuar udhëzimi në Fletoren Zyrtare, për të qartësuar njerëzit në lidhje me mënyrën e pagës së gjobës.
Në rastin më ekstrem, nëse qytetari nuk e paguan gjobën që vjen me faturën e dritave, do t’i ndërpritet energjia elektrike.
Në udhëzimin e publikuar, të cilin e gjeni në vijim thuhet se pagesa e gjobës nuk mund të kryhet e ndarë nga fatura e energjisë elektrike apo pjesërisht. Nëse qytetari i gjobitur refuzon ta paguajë gjobën e maskës, do të klasifikohet si debitor.
1.
Policia e Shtetit apo Policia Bashkiake dërgon brenda 14 ditëve procesverbalin e vendosjes së gjobës në Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU) sh.a./ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike GROUP (OSHEE) sh.a. Ky procesverbal, në çdo rast, duhet të përmbajë minimalisht informacionin në lidhje me emrin, mbiemrin, atësinë, numrin e kartës së identifikimit, si dhe adresën e banimit të individit.
2.
FSHU-ja, për rastet kur individët kanë kontratë furnizimi energjie, do të regjistrojë gjobën në faturën e energjisë elektrike të muajit respektiv. Kur FSHU-ja konstaton se individi nuk ka kontratë furnizimi të energjisë elektrike ose të dhënat e pasqyruara në gjobë nuk janë të plota apo nuk korrespondojnë me të dhënat në sistemin e faturimit të FSHU/OSHEE, i kthen procesverbalin e gjobës, sipas rastit, Policisë së Shtetit ose Policisë Bashkiake.
3.
Gjoba, e përfshirë në faturën e energjisë elektrike, do të jetë titull ekzekutiv dhe nuk do të mund të paguhet pjesërisht apo e shkëputur nga fatura e energjisë elektrike. Pagesa jashtë afateve do të shoqërohet me kamatëvonesat përkatëse në përputhje me kontratën e energjisë elektrike të miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë.
4.
Mospagesa e gjobës, si pjesë përbërëse e faturës, do ta klasifikojë individin si debitor ndaj FSHU-së dhe kontrata përkatëse e energjisë elektrike do të dërgohet për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara nga Enti Rregullator i Energjisë.
5.
Pagesat mund të bëhen pranë te gjitha zyrave përkatëse të përcaktuara nga FSHU-ja, pranë Postës Shqiptare dhe pranë çdo institucioni financiar ku paguhet fatura e energjisë elektrike.
6.
FSHU-ja derdh gjithë vlerën e gjobës në buxhetin e shtetit në llogarinë e thesarit, duke përjashtuar komisionet e shpenzimeve administrative në masën 2%. Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake rakordojnë me OSHEE-në arkëtimet periodike në llogarinë bankare në emër të OSHEE-së nga pagesat e faturave të energjisë elektrike për individët që kanë kontratë me OSHEE-në dhe i nënshkruajnë dokumentin “Faturë për arkëtim”, në të cilin është specifikuar si më poshtë:
a) kodi i rrethit Tiranë 3535;
b) kodi i institucionit për Policinë e Shtetit 1016079 në sistemin informatik financiar të qeverisë (SIFQ)
ose për Policinë Bashkiake me kod institucioni 2101001 në SIFQ;
c) kodin e llogarisë ekonomike të arkëtimit 7115422 -“Gjoba për mospërdorimin e maskës nga COVID-19” në SIFQ.8. OSHEE-ja, në bazë të rakordimit periodik paraqet në bankën përkatëse dokumentin “Faturë për arkëtim” për të kryer transferimin e shumave të vjela nga gjobat në llogarinë bankare të të ardhurave jo tatimore në emër të degës së Thesarit Tiranë sipas listës bashkëlidhur të IBAN-eve.9. Struktura përgjegjëse për Thesarin në degë dërgon postën ditore bankare dhe rakordon periodikisht arkëtimet nga gjobat me strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake. Ky udhëzim hyn në fuqi me menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.



