Të rinjtë në Newcastle dhe Londër dolën mbrëmë për të festuar Halloween, ndërkohë që vendi po bëhet gati për një mbyllje kombëtare për të paktën 1 muaj.
Një numër i madh të rinjsh, duke mos respektuar distancimin social u dyndën rrugëve në “natën e shtrigave”.
Pas abuzimit me alkoolin është dashur ndërhyrja e policisë për të shpërndarë turmat, të cilët pas mbylljes së bareve dhe pub-eve në 10 të mbrëmjes, dolën të festonin në rrugë. Mediat britanike raportojnë se autoritetet kanë vënë në pranga disa të rinj.













