• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THIRRJE PËR REBELIM? Kryemadhi-banorëve të Kombinatit: Mos dilni nga shtëpitë pa kontratë me shtetin, kërkoni…
Home
Politikë

THIRRJE PËR REBELIM? Kryemadhi-banorëve të Kombinatit: Mos dilni nga shtëpitë pa kontratë me shtetin, kërkoni…

23 October, 2020 F.autor Politikë

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, nga njësia 2 në Tiranë u ka bërë thirrje banorëve të Kombinatit, Vorës, Shijakut por dhe të gjithë atyre që iu janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti, që të mos dalin nga shtëpitë pa një kontratë të firmosur me shtetin.

Sipas Kryemadhit, banorët duhet të kërkojnë që në kontratë të shënohet dhe që rindërtimi i shtëpisë do të bëhet në të njëjtin vend ku ato janë aktualisht.

“Këtu nga njësia numër 2, përsëri i bëj thirrje banorëve të Kombinatit dhe të Vorës. Të mos ikin nga shtëpitë e tyre dhe të mos lirojnë pronën e tyre pa pasur një kontratë me shtetin shqiptar që iu merr përsipër t’iu rikthejë shtëpitë e tyre në vendet ku i kishin. Sepse ato janë pronarë, të apartamenteve të tyre që do të shkatërrojë Edi Rama dhe janë pronarë të truallit  ku janë ndërtuar pallatët që në vitin 1952.

Që i kanë ndërtuar prindërit e tyre dhe gjyshërit e tyre siç kanë ndërtuar kombinatin tekstil. Nëse pallatet do të shemben pa pasur ata një kontratë dypalëshe midis banorëve dhe shtetit, pasuritë e tyre do të zhduken do të fshihen nga regjistrat kadastralë. Ashtu siç ka fshirë pronat e qindra mijëra qytetarëve të tjerë, ashtu siç ka fshirë pronat e bregut të Vlorës.

Sepse duhet ta dinë të gjithë shqiptarët që janë ndërruar 15 drejtues hipotekash në Vlorë për 10 muaj vetëm e vetëm se vidhen pronat e shqiptarëve. Sot, ai do të vjedhë pronat e qytetarëve të Kombinatit, Vorës, Shijakut, të Farkës e të tjerë kështu me radhë. Jo vetëm kaq, por duke gënjyer dhe mashtruar me fondin e rindërtimit.

Ka shpallur fondin e rindërtimit Erion Veliaj 70 milionë euro për Kombinatin, mbi ç’plan, mbi ç’projekt, sa godina do ndërtohen, sa familje do rimbursohen, sa familjeve do iu jepen apartamente. Ka thënë se do t’i çojë banorët e pupiliteve në Vaqarr.

Vetëm 1/3 e apartamenteve që do ndërtohen në Vaqarr do të jenë për banorët 2/3 do të jenë biznese. E pra, kjo gjë ndodh në një zonë që është bastion i socialistëve që e kanë votuar Partinë Socialiste.

Dhe sot shpërblimi kush është? Ngrini plaçkat në krah, preju ujin, preju dritat dhe largohuni nga prona e prindërve tuaj që e kanë larë me gjak”, u shpreh Monika Kryemadhi, kryetare e LSI.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASJA ME BERISHËN/ Genc Ruli: Një shpjegim për deklaratën ku kërkoja largimin e tij
Previous article BATUTAT ME GRATË NË LEZHË/ I dhurojnë maska, Rama: Kokën time vetëm PS e nxë

F.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT