• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJA ME BERISHËN/ Genc Ruli: Një shpjegim për deklaratën ku kërkoja largimin e tij
Home
Politikë

PËRPLASJA ME BERISHËN/ Genc Ruli: Një shpjegim për deklaratën ku kërkoja largimin e tij

23 October, 2020 F.autor Politikë

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike ka ngjallur edhe një lloj debati në distancë mes ish-kryeministrit Berisha dhe Genc Rulit.

Ky i fundit është aktualisht Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të emrave që mund të jenë në listën e demokratëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Sot në një intervistë për “Abc News”, Ruli theksoi se angazhimi i Berishës në politikën aktive nuk përbën domosdoshmëri për të vijuar misionin.

Më herët ai i ka kërkuar publikisht që të mbyllë ciklin e tij në Partinë Demokratike për t’i lënë vendin brezave më të rinj.

“Unë fola çfarë mendova për veten time si Genc Ruli. Jam në të njëjtën kohë me Berishën dhe e theksova se Berisha ka kontribut. Edhe sot ka kontribut. T’i flasë demokratëve dhe të djathtëve. Ka goxha kontribut sepse është një njeri që nuk i shteron influenca. Angazhimi jonë në politikën aktive dhe profesionale nuk është i nevojshëm dhe i detyrueshëm për të vazhduar misionin tonë. Misioni jonë mjafton edhe me një deklaratë publike, edhe me një intervistë publike apo edhe me një përshëndetje që i bëjmë anëtarëve të partisë. Pra nuk shoh kontradita në ato që kam thënë. Unë ndjehem i lirë me veten time në këtë gjykim, prandaj bëra atë formulim që besoj jam mirëkuptuar edhe nga Berisha dhe nga shumë persona që e njohin Partinë Demokratike nga brenda“, u shpreh Ruli.

Gjithçka nisi pas deklaratës së Genc Rulit për Sali Berishën, i cili tha për Rulin: “Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim. Por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty.”

Për këtë deklaratë, ish-kryeministri u shpreh në emisionin “Çim Peka live” se Genc Ruli, është viktimë e mençurisë së tij. Berisha tha se ai ngatërron dy gjëra elementare, betejën me karrierën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM RËNDË, KAM NDËRRUAR..."/ Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve të Ballshit infektohet me COVID-19
Previous article THIRRJE PËR REBELIM? Kryemadhi-banorëve të Kombinatit: Mos dilni nga shtëpitë pa kontratë me shtetin, kërkoni...

F.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT