• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THELLOHET SKANDALI I METËS/ Lleshaj: Ka dhënë shtetësi njësoj sa Ministria e Brendshme, ka shumë anomali
Home
Politikë

THELLOHET SKANDALI I METËS/ Lleshaj: Ka dhënë shtetësi njësoj sa Ministria e Brendshme, ka shumë anomali

20 October, 2020 s.autor Politikë

Thellohet akoma më shumë skandali i presidentit Ilir Meta me pasaportat. Gjatë ditëve të fundit, presidenti Meta është akuzuar që ka dhënë nënshtetësi në shkelje të ligjit, ndërkohë që ka qenë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ai i cili ka hedhur më shumë dritë rreth kësaj çështje.

Gjatë një interviste televizive, Lleshaj deklaroi se tagrin për dhënien e shtetësisë e ka Ministria e Brendshme, duke shtuar se Presidenca është hallka e fundit për të marrë një pasaportë.

Sipas tij, volumi i shtetësive që është dhënë me procedurë të veçantë nga Meta është më i madh se ai që ka dhënë vetë ministria dhe sipas Lleshajt kjo gjë ka shkaktuar shumë anomali.

“Si rregull shtetësia kalon nga Ministria e Brendshme dhe finalizohet nga presidenti me dekretin, presidenti është hallka e fundit.

Për këtë çështje kemi komunikim pasi rregullisht ministria përcjell praktika për dekretim, por kjo çështjet e hapura për procedurat e rregullta dhe të mbyllura direkt tek presidenti na ka krijuar një farë shqetësimi.

Rezulton që kemi një anomali që duhet sqaruar. Volumi i shtetësive të dhëna përmes procedurës së veçantë është i madh, është afërsisht sa ai i procedurave të dhëna në mënyrë të rregullt.

Përjashtimi është barazuar me rregullin në numra. Kjo e bën disi shqetësuese, po dua t’u inkurajoj ta sqaroni më mirë këtë me presidentin.

Ne si ministri nuk kemi tagër t’i kërkojmë llogari presidentit. Po mundohemi ta kuptojmë. Çështja e shtetësisë është përgjegjësi e Ministrisë së Brendshme”, tha Lleshaj.

Ministri i Brendshëm shpjegoi më tej edhe mënyrën ligjore se kur mund të merret shtetësia me procedurë të reduktuar.

“Ligji parashikon që mund të jepen shtetësi edhe me një procedurë më të reduktuar sa i përket kushteve, kur ka një interes kombëtar, një të huaji mund t’i kërkohen më pak kritere, p.sh jo të ketë 5 vjet në Shqipëri. P.sh, një futbollist që i jepet shtetësia për interes kombëtar.

Nëse Ronaldo nesër vendos të luajë me Shqipërinë. Kjo është fryma e ligjit. Ministria jep shtetësinë për çdo qytetar.

Duhet një shpjegim për të shpjeguar se pse.Ne si ministri nuk kemi për ta kërkuar se nuk e kemi tagrin për ta bërë këtë verifikim.

Një herë janë aktorët publikë, media, ka aktorë politikë që është kuvendi apo edhe struktura të tjera nëse është e nevojshme”, u shpreh ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KOHA NUK PRET"/ Këmbëngul Basha, shifrat: Taksat e rritura kanë çuar biznesin në krizë. Zgjidhja, unë kryeministër
Previous article A PO SHKOJMË DREJT MBYLLJES SË DYTË? Zëvendësministrja e Shëndetësisë zbulon skenarët që mund të na çojnë në karantinë

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT