• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
A PO SHKOJMË DREJT MBYLLJES SË DYTË? Zëvendësministrja e Shëndetësisë zbulon skenarët që mund të na çojnë në karantinë
Home
Sociale

A PO SHKOJMË DREJT MBYLLJES SË DYTË? Zëvendësministrja e Shëndetësisë zbulon skenarët që mund të na çojnë në karantinë

20 October, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shqipëria ditët e fundit po shënon shifrat më të larta të prekurve nga Covid-19, ndërkohë që shumë vende të tjera evropiane kanë nisur sërish masat kufizuese.

Shtetet fqinjë si Italia, Greqia kanë nisur zbatimin e protokolleve të reja më të rrepta për sa i përket sistemit arsimor, por edhe të lëvizjes së qytetarëve dhe aktiviteteve të bizneseve. Janë rikthyer kufizimet e lëvizjes me orare, por dhe baret e restorantet në shtete të ndryshme të Evropës po shkojnë drejt mbylljes.

Ndërkaq në Shqipëri që prej të enjtes së kaluar ka nisur zbatimi i mbajtjes së maskës sapo del nga shtëpia, si një nga masat parandaluese për përhapjen e infeksionit.

Por teksa vendi po shënon rritje të numrit të rasteve kryesisht javën e fundit, të gjithë janë të shqetësuar nëse do të ketë një mbyllje të dytë?

E ftuar në “Wake Up” në Top Channel, zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tregoi skenarët që mund të na çojnë në një mbyllje të dytë.

“Treguesit janë shumë kompleksë, nuk ka një tregues të vetëm, të cilit ne duhet të bazohemi që të vendosim për të bërë mbylljen e disa aktiviteteve.

Natyrisht që është një gjë që po mundohemi shumë të parandalojmë, por është një problem që ne e diskutojmë mjaft. Është një gjë që nuk duam ta rekomandojmë, pavarësisht se qëllimi kryesor është mbrojtja e jetës së qytetarëve, është ruajtja e shëndetit të tyre dhe do të merren të gjitha masat, të cilat shkojnë në radhë të parë në ruajtjen e shëndetit fizik të tyre.

Por, treguesit të cilët do të na çojnë që të bëjnë një rekomandim të tillë janë shumë kompleksë. Numri i jetëve të humbura dhe numri i atyre që kanë nevojë për marrjen e kujdesit intensiv.

Pra, një ndërthurje e këtyre numrave, një analizë e thelluar në ndërthurjen e këtyre numrave mund të na çojë në atë masë”, deklaroi Rakacolli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THELLOHET SKANDALI I METËS/ Lleshaj: Ka dhënë shtetësi njësoj sa Ministria e Brendshme, ka shumë anomali
Previous article ASIMPTOMATIKE/ Infektohet me Covid-19 mjekja e njohur, Albana Daka

s.autor

Postime të ngjashme

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim Aktualitet

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë Aktualitet

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT