• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MASKA PREJ BEZE PARANDALON VIRUSIN NË AJËR”/ Paralajmërimi i mjekut Gjata: Kujdes, fillimi i marsit do jetë periudhë shumë kritike
Home
Sociale

“MASKA PREJ BEZE PARANDALON VIRUSIN NË AJËR”/ Paralajmërimi i mjekut Gjata: Kujdes, fillimi i marsit do jetë periudhë shumë kritike

15 October, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Nga dita e sotme ka nisur zbatimi i urdhrit për mbajtjen e maskës me detyrim edhe në rrugë, ndërsa do të aplikohet edhe gjobë.

Në një lidhje direkte për ‘ABC e Mëngjesit’, Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Arben Gjata ka deklaruar se ky vendim është marrë në shumë vende të Europës dhe parandalon përhapjen e virusit.

Ai u shpreh se tani ftohen temperaturat dhe përhapen edhe më shumë virozat prandaj rreziku është edhe më i madh.

“Që ka po s’ka efekt para se t’ia bëni mjekëve tanë, mund t’ia bëni pyetjen mjekëve në Europën Perëndimore. Natyrisht që mbajtja e maskës nuk siguron mbrojtje absolute, por edhe në rastin më të keq maska prej beze parandalon virusin në ajër. Në fillim është thënë që mbajtja e bërrylit kur teshtin për parandalimin, e njëjta gjë ndodh. Temperatura ftohet dhe virusi përhapet. Të gjithë të huajt kur na shohin, thoshin si nuk mbani ju në Tiranë maskat”, tha Gjata.

Më tej, ai theksoi se fillimi i marsit do të jetë një periudhe shumë kritike për qytetarët, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Sipas rektorit, ky vendim nuk duhet politizuar pasi maska të kujton se kemi virusin nëpër këmbë.

“Nuk janë vendime që i marrin politikanët në Itali janë një komitet teknik që kanë italianët. Në qoftë se marrim shembull Trumpin, ishte i pari që thoshte jo dhe mbajti maskë. Në qoftë se shohim Boris Jonson ai i mori masat, po ashtu edhe kancelarja Merkel.

Shifrat në këto momente që flasim në vendet e Europës Perëndimore janë me fillimin e pandemisë. Fillimi i marsit do të jetë një periudhë shumë kritike për qytetarët, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Nuk kemi hyrë këtu në një valë të dytë, se pandemia nuk është ndërprerë, ka vazhduar. Mos harroni që dje ishin 207 raste, mos të harrojmë që kemi një periudhë ku janë virozat.

Unë jam kirurg dhe e mbaj që 25 vjeç maskën. Edhe nuk duhet politizuar se më duket një sulm mes opozitës dhe pozitës. Mjafton mbajtja e maskës të kujton që ke Covid nëpër këmbë. Ne i harrojmë këto. Mos harrojmë që në verë kishim shkuma parti dhe të rinjtë e transmetonin në shtëpi. Kam pas shumë telefonata”, shtoi Gjata

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI I RI/ Çfarë dimë për imunitetin ndaj Coronës, ekzistojnë deri tani 5 raste të riinfektimit. Ja ç’thonë ekspertët
Previous article ATENTATI NË SHKODËR/ Dëshmia e ish-policit: Nuk e di pse djali tentoi të vrasë miqtë tanë, sapo ta gjej do ta…

s.autor

Postime të ngjashme

ITALIA PARANDALON SULMIN TERRORIST/ Do hidhte në erë qendrën tregtare në Verona, arrestohet 22-vjeçari shqiptar Aktualitet

ITALIA PARANDALON SULMIN TERRORIST/ Do hidhte në erë qendrën tregtare në Verona, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C Aktualitet

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C

DETAJET E PARA/ Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në Vlorë, rrezik për përhapjen e zjarrit drejt banesave Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në Vlorë, rrezik për përhapjen e zjarrit drejt banesave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT