• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË SHKODËR/ Dëshmia e ish-policit: Nuk e di pse djali tentoi të vrasë miqtë tanë, sapo ta gjej do ta…
Home
Breaking News

ATENTATI NË SHKODËR/ Dëshmia e ish-policit: Nuk e di pse djali tentoi të vrasë miqtë tanë, sapo ta gjej do ta…

15 October, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mes dëshpërimit, babai i autorit të dyshuar i plagosjes së shtetasve Mentor Hasanaj dhe Xhelal Hasanaj, i bën thirrje djalit të tij që të dorëzohet pranë Policisë dhe të vihet përpara drejtësisë për të dhënë përgjigje mbi atë çfarë ka ndodhur dhe për të cilën akuzohet.

Arben Hasanaj i bën thirrje djalit të tij Ilirjan Hasanaj, ky i fundit autor i dyshuar i plagosjes së dyfishtë, që sa më parë të jetë e mundur të dorëzohet pranë uniformave blu. Pavarësisht se dy familjet kanë të njëjtin mbiemër ata nuk kanë lidhje gjaku me njëra-tjetrën. Mentor Hasanaj që mbeti i plagosur në 11 tetor është drejtor i Policisë Bashkiake në Bashkinë Malësi e Madhe, ndërsa i plagosur mbeti edhe babai i tij Xhelal Hasanaj. Plumbave i shpëtoi bashkëshortja e Mentorit, shtetasja Vjollca Hasanaj. Pas ngjarjes, Policia në pak orë gjeti motorin e braktisur me të cilin dyshohet se ka lëvizur autori dhe disa gjurmë të tij, prova biologjike dhe shkencore duke e akuzuar kështu për veprën penale “Vrasja e më shumë se një personi” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje”. Prej 11 tetorit, autori i dyshuar vijon të jetë i fshehur, ndërsa babai i tij i bën apel që të dorëzohet. Babai tregon se djali i tij priste përgjigje nga Akademia e Rendit për t’u bërë pjesë e policisë por tashmë gjithçka është ndërprerë në mes pas kësaj ngjarjeje të rëndë. Arben Hasanaj shprehet se me familjen tjetër nuk kanë asnjë lloj konflikti, ndërsa të plagosurve i uron shërim sa më të shpejtë.

Cila është thirrja që keni për djalin tuaj?

Fillimisht, gjej rastin të uroj familjen e dëmtuar të Xhelal Hasanit dhe djalin e tij që të shërohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të jenë shëndoshë e mirë. Lutem me mish e me shpirt dhe zemër ta kalojnë rrezikun dhe të bëhen mirë. Për sa i përket djalit tim, që është i përfolur në media dhe i dyshuar nga Policia në kërkim, unë i bëj thirrje fëmijës tim, djalit tim, një minutë e më parë, një orë e më parë, në Policinë më të afërt, në drejtorinë më të afërt të Policisë së Shtetit, qoftë edhe te një polic rrugor të dorëzohet, qoftë edhe në emrin tim. Unë do ta mbështes dhe do ta mbaj afër fëmijën tim, pavarësisht fatkeqësisë që na ka ndodhur. I lutem me mish e shpirt kujtdo që e njeh, kujtdo që e afron ose e di se ku është, miq apo armiq, sepse gjithçka ndodh, që të më lajmërojë mua në rrugë private. Nëse e njohin djalin tim, apo e shohin diku, të më thonë, sepse do të më bënin nder të madh.

A keni pasur ndonjë kontakt me djalin tuaj pas ngjarjes së ndodhur?

Nuk kam aspak dijeni për djalin tim. Dy ditë përpara se të ndodhte ngjarja unë kam folur me të, kam pasur marrëdhënie të mira me djalin, kam folur çdo ditë me të, djalin e kam pasur afër, më ka dëgjuar, ka qenë i respektueshëm, nuk e kisha imagjinuar kurrë se mund ta bëjë këtë gjë. Mund të kisha vrarë veten dhe se e bën djali im atë gjë se kisha besuar kurrë.

Keni dijeni pse është përfshirë në këtë ngjarje të rëndë?

Nuk kam asnjë lloj dijenie, asnjë lloj informacioni përveç asaj që ka dalë në media dhe asaj që thotë Policia e Shtetit.

A keni afërsi me familjen tjetër, jeni të njohur ose a keni pasur ndonjë konflikt?

Unë quhem Arben Dan Hasanaj, kam lindur në Linaj të Gruemirës, por me banim në Shkodër kuptohet. Familja e dëmtuar janë edhe ata me mbiemrin Hasanaj dhe jetojnë në GrudëFushë, pra më larg se ne rreth dy fshatra më tutje. Ajo është familje e nderuar dhe e respektuar. Nuk kemi asnjë konflikt, përkundrazi kemi miqësi me ata dhe kemi marrë e kemi dhënë si gjithë njerëzit e tjerë që kanë një marrëdhënie normale, por nuk kemi pasur kurrë konflikte për prona, shtëpi, biznese apo gjëra të tjera të këtij lloji. Nuk kemi asnjë lloj problemi me ta. Familjen tjetër unë e njoh, gjithë të rriturit që janë brezi im i njoh dhe kam shumë respekt, sepse janë familje shumë e mirë dhe nuk e di se çfarë më ka zënë ky rrezik, them që më ka zënë rreziku sepse nisëm në bazë të dyshimeve dhe provave që Policia ka. Që të dalë e drejta tamam unë dua që të gjej djalin, unë nuk e di se ku e kam djalin tim dhe dua që ai të dorëzohet. Nuk jam nga ata unë që e di se ku e kam djalin dhe dal e flas në media, unë mbështes Policinë e Shtetit totalisht.

A keni punuar në Policinë e Shtetit ju?

Po kam punuar si polic i kufirit. Jam i nderuar që kam qenë në Policinë e Shtetit dhe kam dalë në pension me dëshirën time. Do të bashkëpunoj me Policinë, sikur të jem ende në Policinë e Shtetit. Mua, drejtori i Policisë dhe të gjithë me radhë do të më kenë njësoj sikur të jem ende në Policinë e Shtetit. Kjo vetëm për të gjetur djalin tim. Unë do ta përkrah djalin në kuptimin e mirë të fjalës. Ka bërë gabim ose jo, nuk ka rëndësi në kuptimin e mirë, sepse ai është fëmija im, është djali im. Jam plotësisht dakord që djali të dorëzohet dhe të japë llogari përpara drejtësisë çfarë ka ndodhur, pse ka ndodhur etj.

Përflitet për një konflikt pronësie?

Absolutisht që jo. Ata janë në fshat tjetër, ne në fshat tjetër. Nuk na bashkon asgjë, vetëm mbiemri Hasanaj që është rastësisht dhe fakti që jemi shqiptarë.

Me çfarë është marrë djali juaj?

Sapo ka mbaruar shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati”. Sapo mbaroi shkollën. i thashë që të konkurronte për Akademinë e Rendit në Policinë e Shtetit. I bëmë letrat dhe Akademia e Rendit kërkonte edhe lejen e drejtimit dhe e mori edhe patentën e makinës që kërkohej. U regjistrua në Akademi dhe dha testin e parë të teorisë dhe e mori. Bëri testin e dytë, atë të praktikës, dhe këto dy-tri ditë po prisnim përgjigje. E pyeta se si ka dalë me praktikën dhe më tha se jam rrëzuar vetëm te pengesat dhe i thashë se ti je sportist, nuk ke qenë kështu. Në këtë moment mbaroi çdo gjë, më tradhtoi.

Keni dyshime se mund të jetë përdorur apo shfrytëzuar si atentator me pagesë meqë është një prej dyshimeve?

Absolutisht jo, këtë nuk e mendoj dhe nuk mund të them asgjë lidhur me këtë, sepse nuk kam folur me djalin tim. Në momentin e parë që do ta shoh, unë vetë do ta dorëzoj menjëherë në Polici, do ta dorëzoj se s’bën dhe dua që të zbardhë të drejtën e Zotit. Në qoftë se djali ka bërë gabim, do të mbajë përgjegjësi siç i takon. Unë do t’i përgjigjem familjes në fjalë me të gjitha që i takon, unë jam prindi i tij dhe do të jap llogari për djalin tim në çfarëdolloj kategorie apo problemesh, unë dua të gjej djalin tim se nuk e di se ku është.

A keni kontaktuar me Policinë dhe çfarë ju kanë thënë?

Nuk kam marrë asnjë kontakt me Policinë e Shtetit.

Familja tjetër ju ka çuar fjalë për ndonjë problem ose për t’u ngujuar?

Absolutisht jo, kemi miqësi të ndërthur. Një mbesë nga lagjja ime është e martuar në shtëpinë e tyre dhe nuk kemi asnjë lloj problemi të këtij lloji dhe nuk kemi pasur kurrë probleme me ta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MASKA PREJ BEZE PARANDALON VIRUSIN NË AJËR"/ Paralajmërimi i mjekut Gjata: Kujdes, fillimi i marsit do jetë periudhë shumë kritike
Previous article PASI IU INFEKTUAN PRINDËRIT/ Djali 14-vjeçar i presidentit Trump rezultoi pozitiv me COVID-19

s.autor

Postime të ngjashme

ITALIA PARANDALON SULMIN TERRORIST/ Do hidhte në erë qendrën tregtare në Verona, arrestohet 22-vjeçari shqiptar Aktualitet

ITALIA PARANDALON SULMIN TERRORIST/ Do hidhte në erë qendrën tregtare në Verona, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C Aktualitet

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C

DETAJET E PARA/ Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në Vlorë, rrezik për përhapjen e zjarrit drejt banesave Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në Vlorë, rrezik për përhapjen e zjarrit drejt banesave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT